Qumështi i gjirit të nënës mund të ndryshohet nga antibiotikët në mënyra që mund të dëmtojnë shëndetin e një foshnjeje, sipas një studimi të ri.
Studiuesit Kanadezë ishin veçanërisht të shqetësuar me një rritje të baktereve që mund të jenë të dëmshme, domethënë një bakter i quajtur Pseudomonas që mund të shkaktojë një infeksion serioz të zorrëve të quajtur enterokolit nekrotizues në një foshnjë të parakohshme.
Rreth 7% e foshnjave të parakohshme zhvillojnë këtë gjendje shpesh fatale, në të cilën një pjesë e zorrëve vdes. Gjithashtu, një klasë e antibiotikëve të quajtur cefalosporina kishin një efekt të konsiderueshëm zbutës në larminë e mikrobiotave në qumështin e gjirit, vunë në dukje studiuesit.
“Bakteret në qumështin e gjirit kanë potencialin të transferohen në zorrën e një foshnje të parakohshme dhe të formojnë shëndetin dhe zhvillimin e tyre afatshkurtër dhe afatgjatë”, shpjegoi studiuesja kryesore Michelle Asbury, nga departamenti i shkencave ushqyese në Universitetin e Torontos.
“Megjithëse kemi vërejtur ndryshime në bakteret e qumështit të gjirit bazuar në faktorët e nënës, tani kërkohet hulumtim për të parë nëse këto ndryshime ndikojnë në shëndetin e foshnjave,” shtoi ajo. Për studimin, Asbury dhe kolegët e saj panë 490 mostra të qumështit të gjirit nga 86 nëna të foshnjave të parakohshme.
Pesha dhe lloji i lindjes së nënës kishin një ndikim në mikrobiotën në qumështin e gjirit. Por antibiotikët, veçanërisht kur merren për javë të tëra, kishin efekte në mikrobet që luajnë një rol në sëmundjen, shëndetin e zorrëve dhe proceset që ndihmojnë në rritjen dhe zhvillimin, zbuluan studiuesit.
“Të kuptuarit e qumështit të nënave që lindin një foshnje të parakohshme është një zonë jashtëzakonisht e pa studiuar”, tha Dr. Mitchell Kramer, kryetar i departamentit të obstetrikës dhe gjinekologjisë në spitalin Northëell Health Huntington në Huntington, N.Y.
“Ky studim hedh dritë mbi kuptimin dhe rëndësinë e kësaj çështjeje,” tha Kramer, i cili nuk ishte i përfshirë me kërkimin. “Studime shtesë janë të nevojshme tani për të kuptuar nëse këto ndryshime të vëzhguara në përmbajtjen mikrobike të qumështit të gjirit përkthehen në ndryshime në kolonizimin e GI (trakrit gastrointenstinal) të foshnjave dhe rezultate shëndetësore afatgjata të foshnjave të parakohshme, veçanërisht me shkallën e lartë të sëmundshmërisë dhe sfidat e zhvillimit në këtë popullatë të prekshme Asbury theksoi, “Pavarësisht nga ndryshimet që kemi vërejtur në bakteret e qumështit të gjirit nga antibiotikët, nënat duhet të vazhdojnë të marrin antibiotikë që janë të përshkruara nga mjeku i tyre ndërsa gjithashtu sigurojnë qumështin e gjirit tek foshnja e tyre kur është e mundur.
“Sidoqoftë, ne shpresojmë që gjetjet tona të inkurajojnë diskutimet midis mjekëve për të zgjedhur me kujdes se cilat antibiotikë ata përshkruajnë dhe për sa kohë,” tha ajo. Dr. Jennifer Ëu, një obstetër-gjinekologe në Spitalin Lenox Hill në Neë York City, shqyrtoi gjetjet e studimit dhe tha se qumështi i gjirit është i rëndësishëm për promovimin e florës së zorrëve tek foshnjat.
“Për foshnjat e parakohshme që mund të kenë çështje serioze të zorrëve si enterokoliti nekrotizues, kjo është veçanërisht e vërtetë,” tha ajo.
Ky studim thekson ndryshime të vazhdueshme që mund të ndodhin në përbërjen e qumështit të gjirit, tha Ëu
“Disa prej faktorëve të tillë si mënyra e lindjes mund të mos jenë të ndryshueshëm. Të tjerët si pesha e nënës mund të ndikohen duke inkurajuar pacientët për të arritur peshën ideale të trupit për shtatzëninë. “Kujdesi në dhënien antibiotikëve për nënat do të ishte një praktikë e mirë për nënën dhe për foshnjën, ” ajo tha.
Raporti i Asbury u botua në internet më 3 shtator në revistën Cell Host & Microbe.