22.09.2020 - 12:05
Vazhdojnë gjobitjet dhe masat e marra për subjektet dhe lokalet të cilat nuk respektojnë masat e sigurisë kundër covid-19.
Dy lokale në Shkodër që organizuan ceremoni festive dhe nuk respektuan protokollet e sigurisë janë gjobitur me nga 1 milionë lekë.
Teksa Shqipëria është në pandemi, këto lokale kanë hapur dyert për festë dhe janë gjobitur nga autoritetet ndërkohë nëse janë përsëritës gjobiten sërish dhe madje u pezullohet aktiviteti 6 muaj.
Këto masa janë ende në fuqi nga qeveria pa një afat të caktuar kohor. Ndërkohë lokalet e gjobitura në Shkodër kanë pasur për pronar personat me inicialet I.I, dhe M.B.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Nga tregjet e shumicës, te hotelet dhe...
Del lista e plotë e bizneseve që do të hapen nga dita e hënë
COVID-19/ Kur vendoset mbyllja e aktivitetit?