MENU
klinika

BE propozon konferencë shumëpalëshe

Mitsotakis në OKB: I zgjata dorën e miqësisë Erdoganit, por…

25.09.2020 - 18:18

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka mbajtur fjalën e tij në OKB ku ka folur dhe për konfliktin në Mesdheun Lindor me Turqinë.

Mitsotakis është shprehur se ai vetë i ka zgjatur si kryeministër i Greqisë dorën e miqësisë e bashkëpunimit Erdoganit dhe Turqisë, madje i ofroi që vendi i tij të ishte urë lidhëse mes BE e Turqisë.

Por këto oferta, sipas tij Erdogan iu përgjigj me agresion, provokime dhe ka zgjetur tashmë rrugën e papajtueshmërisë.

Prej Asamblenë e Përgjihshme në 75-vjetorin e themelimit të OKB, Mitsotakis i bëri thirrje Erdoganit që në qoftë se beson tek OKB të veprojë sipas vlerave të tyre.

 

Mitsotakis gjithashtu kërkoi një zgjidhje reciproke të pranueshme Greqi-Turqi për detin, ose në rast mospajtimi atëhere çështja të shkonte në Hagë.

Ndërkohë, shumë aktorë janë të gatshëm të diskutojnë Mesdheun Lindor në një konferencë shumëpalëshe, tha presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel në fjalimin e tij gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

BE ka “ndërmarrë përpjekje intensive diplomatike për të zbutur tensionet dhe për të promovuar dialogun” midis palëve të përfshira në konfliktin e Mesdheut Lindor, theksoi Michel.

“Shumë aktorë tashmë janë përgjigjur pozitivisht dhe janë të gatshëm të diskutojnë modalitetet”, sqaroi ai.

Sipas zyrtarit të lartë të BE, konferenca duhet të trajtojë caktimin e kufijve detar, sigurinë, çështjet e energjisë dhe migrimin.

Në mënyrë që të zgjidhë mosmarrëveshjen midis Turqisë, Greqisë dhe administratës së Qiprios Greke, Michel për më 4 shtator ka propozuar tashmë të organizojë një konferencë shumëpalëshe me përfshirjen e OKB-së.

Tensionet kohët e fundit janë përshkallëzuar për çështjen e kërkimeve të energjisë në Mesdheun Lindor.

Greqia ka kontestuar aktivitetet aktuale kërkuese të energjisë së Turqisë në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur të bllokojë territorin detar turk bazuar në ishuj të vegjël pranë bregdetit turk.

Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka dërguar anije për të eksploruar për energji në shelfin e saj kontinental, duke përmendur se Ankaraja dhe TRNC kanë të drejta në rajon.

Për të ulur tensionet, Turqia ka bërë thirrje për dialog për të siguruar ndarjen e drejtë të burimeve të rajonit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tensionet me Turqinë/ Greqia shpresat te BE

‘Le Monde’: Erdogan s’do heqë dorë nga qëllimet e tij!

Një tjetër shtet mbështet Greqinë

“BE nuk do t’i gjunjëzohet Erdoganit!”

Artikulli ofendues/ Turqia, padi ndaj medias greke

“Do të mbrojmë çdo pikë uji dhe pëllëmbë toke të vendit tonë”


Rusia aktivizon “Oreshkin”

Paralajmërimi ogurzi që vjen nga Ukraina!

Shefi i NATO-së takohet me Trump në Florida!

Çfarë diskutuan Mark Rutte dhe presidenti i zgjedhur i Amerikës

Analiza e DW: Si do të veprojë qeveria

A mund të arrestohet Benjamin Netanyahu në Gjermani?

Netanyahu “barazohet” me Putinin

E ardhmja e Izraelit varet “në fije të perit”

Çfarë dimë për raketën ruse ‘Oreshnik’!

Putin: Asnjë komb tjetër nuk ka armë si tonat

Dy sekretarë të tjerë mund të kenë fatin e Gaetz

Bie “ushtari” i parë i Trump, Prokurori i Përgjithshëm jep dorëheqjen