Anëtarësia e Partisë Demokratike në Kukës ka përzgjedhur 5 kandidatët që do të kalojnë në fazën tjetër të procesit, për të qenë pjesë e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.
Nga 1365 anëtarë të PD në Kukës votuan 949, të cilët zgjodhën këta 5 emra për në fazën tjetër: Admir Sinamati, Arben Cejku, Ibrahim Bruka, Sahit Prizreni dhe Vjollca Vata
Ndërkohë është s’kualifikuar ish-kryebashkiaku Bashkim Shehu pasi ka qenë më i papëlqyeri nga anëtarësia në Kukës.
STATUSI NGA PD DEGA KUKËS
Përfundon procesi i votimit për konfirmimin e kandidatëve në Degën Kukës. Mirënjohje të thellë për pjesëmarrjen masive në këtë proces të anëtarëve të Partisë. Mirënjohje për grupin e punës për organizimin e një procesi model.
Në përfundim të dhënat e votimit janë si më poshtë:
Numri i anetareve me të drejtë vote: 1365 anëtarë
Pjesëmarrja në votime: 949 anëtarë ose 69,5 %
Anëtarët konfirmuan kandidatët e mëposhtëm, që vijonë procesin ne fazën tjetër:
1. ADMIR SINAMATI
2. ARBEN CEJKU
3. IBRAHIM BRUKA
4. SAHIT PRIZRENI
5. VJOLLCA VATA
Falenderojmë të gjithë kandidatët për qytetarinë dhe vlerat e treguara në këtë gatë të brendshme.
Procesi i brendshëm përfundoi! Demokratët e Kukësit janë bashkë dhe në aleancë edhe me qytetarët e ndershëm të Kukësit, do të mundin të keqen dhe do ti sigurojnë fitoren e thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit 2020.