MENU
klinika

Magnituda 3.3 Rihter

Dridhje toke, tërmet në Gjirokastër

13.10.2018 - 17:35

Nuk ndalen lëkundjet e tërmetit në vend. Një tjetër tërmet është shënuar sot, në orët e para të mëngjesit.

IGJEUM raporton se ka regjistruar një goditje tërmeti në orën 02:58 të mëngjesit të sotëm, me epiqendër në Gjirokastër.

Sipas IGJEUM tërmeti ka qenë me magnitudë 3.3 të skallës Rihter, 12 kilometra në verilindje të Gjirokastrës, dhe me thellësi 3 km.

Raportohet se nuk ka pasur asnjë dëm. Kujtojmë se vetëm një ditë më parë u shënua një tërmet në Elbasan, ndërkohë që dy ditë më parë, dy goditje tërmeti u regjistruan në vend. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN