“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: A mund të pihen bashkë paracetamoli dhe ibuprofeni?
Mjeku:Ibuprofeni dhe paracetamoli janë të dyja kundër dhimbjeve, dhe mund të merren në çdo farmaci. Megjithatë shpesh ka debate për kohën se sa shpesh njerëzit duhet ti pijnë ato dhe a mund ti marrin bashkë paracetamolin dhe ibuprofenin.
Ibuprofeni hyn në grupin e ilaçeve antiinflamatore dhe josteroidale, dhe përdoret kur keni dhimbje mesatare apo të moderuara, si dhimbja e kokës, migrena dhe temperatura e lartë.
Gjithashtu përdoren për dhimbjet dhe inflamacionet tek njerëzit me atrit dhe që kanë pësuar ndrydhje të muskujve.
Paracetamoli gjitahshtu është një ilaç i zakonshëm që përdoret për të trajtuar dhimbjen dhe për të reduktuar temperaturën e lartë. Zakonisht përdoret për të lehtësuar dhimbje mesatare apo të moderuara si dhimbja e kokës, e dhëmbit, apo ndrydhjet, si dhe të reduktojë ethet e shkaktuara nga gripi apo i ftohti.
Paracetamoli është zgjidhja e parë e rekomanduar kur keni dhimbje pasi është e sigurtë për pjesën më të madhe të njerëzve dhe efektet anësore të tij janë shumë të rralla.
National Health Service (NHS)në Britani këshillon se njerëzit që duan të marin paracetamolin bashkë me ibuprofenin thonë se nuk ka asnjë problem që të merrni të dyja dozat në të njëjtën kohë, apo dhe në kohë të ndara.
“Nëse jeni 16 vjeç e lart mund të përdorni paracetamol dhe ibuprofen bashkë për të reduktuar dhimbjen dhe ethet. Nuk ka ndërveprime dëmtuese mes paracetamolit dhe ibuprofenit tek njerëzit mbi 16 vjeç”, thotë NHS Choices.
Të rriturit mund të pijnë një paracetamol 500 mg çdo 4-6 orë, por nuk mund të marrë më shumë se 4 gram, pra 8 kokrra në hapësirën e 24 orëve.
Të rriturit gjithashtu mund të marrin një apo dy kokra ibuprofen 200 mg çdo 4-6 orë, por nuk duhet të marrin më shumë se 1200 mg, ose 6 kokrra në hapësirën e 24 orëve.
Ibuprofeni është mirë të merret me ushqim ose me stomakun plot. Megjitahtë ilaçet mund të kenë efekte anësore si të vjella, kapsllëk apo diarre apo edhe mostretje.
Megjithatë ekspertët thonë se këshilla për fëmijët është e ndryshme. Nëse fëmija ka ethe dhe është i tensionuar, mund të trajtohet vetëm me paracetamol ose ibuprofen. Por nuk duhet t’i marrin të dyja ilaçet në të njëjtën kohë.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.