27.09.2020 - 10:13
Shtohen tensionet mes Turqisë dhe Greqisë. Mëngjesin e sotëm, në ishullin grek që ndodhet pak kilometra larg tokës turke, një dron, i cili fluturoi në ajër për rreth 40 minuta njollosi me bojë të kuqe flamurin grek.
Banorët e ishullit thanë se droni kishte altoparlantë që luanin himnin turk. Ai ngjyrosi flamurin grek me të kuqe në mes. Tashmë autoritetet greke po hetojnë për të mësuar se nga kishte hyrë droni në tokën greke.
Ndërkohë, mediat greke kanë nisur sulmet ndaj presidentit turk në lidhje me këtë incident, duke theksuar se të gjithë po tallen me të dhe popullin e tij.
“Provokim mizor”, e kanë quajtur mediat greke këtë veprim.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Tensionet me Turqinë/ Greqia shpresat te BE
‘Le Monde’: Erdogan s’do heqë dorë nga qëllimet e tij!
Nga Project Syndicate
‘Tragjedia’ e Angela Merkel
Artikulli ofendues/ Turqia, padi ndaj medias greke
“Do të mbrojmë çdo pikë uji dhe pëllëmbë toke të vendit tonë”
Erdogan kercenon Greqinë: Po na soset durimi