Pritja ka marrë fund dhe Bleona Qereti ka publikuar klipin e saj të fundit të titulluar “Monster”.
Këngëtarja ishte e ftuar të shtunën e kaluar në “Xing me Ermalin” ku rrëfeu prapaskenat e klipit të saj më të ri, ndërsa u publikua edhe një pjesë e shkurtër nga video, ndërsa tashmë është publikuar versioni i plotë tij.
Bleona njihet si një person pa komplekse, gjë e cila e ka ndihmuar atë të bëjë përpara në karrierën e saj.
Në videoklipin e këngës së saj të fundit, Bleona ka nxjerrë një anë të sajën që nuk e keni parë më parë.
Ajo shfaqet një femër mjaft e bukur që martohet në kishë, dhe mjaft sensuale teksa shkëmben puthje me djalin në klip.
Gjithçka realizohet në shtrat dhe skenat janë mjaft erotike.