“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Pse duhet bërë koronarografia për zemrën?
Mjeku:Koronarografia është një ekzaminimin radiologjik inivaziv që shfrytëzon rrezet X pë të ekzaminuar vazat e gjakut të zemrës. Përgjithësisht kërkohet për të zbuluar ndonjë kufizim të fluksit të gjakut në zemër.
Bën pjesë në një grup procedurash të njohur si kateterizime kardiake, që shfrytëzojnë përdorimin e një kateteri flekisbël (i ngjashëm me një lloj tubi) që futet në një venë periferike, për shembull, në një këmbë, dhe në drejtimin e mjekut specialist shkon deri në zemër.
Synimi kryesor i kroronarografisë është ajo e identifikimit dhe trajnimit të mundshëm të stenozave kardiake klinikisht domeethënëse, përgjegjëse për shfaqjen e simptomatologjisë ishemike.
Duke qenë se është një ekzaminim invaziv, nuk bëhet në mënyrë sistematike tek çdo pacient, dhe për këtë më parë mjeku duhet të studiojë pacientin:
Historinë e tij klinike
Faktorët e rrezikut për sëmundje të arterieve koronare
Sëmundje të tjera nga të cilat vuan
Dhe vendos në peshë rrezikun dhe komplikacionet të lidhura me procdurën dhe përfitimet që do të kishte.
Koronarografia mund të bëhet
“e përzgjedhur” (e programuar dhe pa urgjencë)
Urgjente, për tu bërë sa më shpejt, brenda dy orëve nga shfaqja e simptomatologjisë.
Koronarografia është një ekzaminimin veçanërisht e rëndësishme për diagnostikimin e shqetësimeve të mundshme të arterieve koronare. Nga një këndvështrim i përgjithshëm mund të themi që koronarografia është një ekzaminim për të zbuluar stenozën ose bllokimin e qarkullimit koronar dhe dilatimin e mundshëm të arterieve me angioplastikë./
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.