28.09.2020 - 15:24
Arkeologët kanë zbuluar një disk diellor në Turqinë veriperëndimore, në një altar shkëmbor në vendbanimet antike trake, sipas burimeve vendase.
“Altari i zbuluar në Edirne, daton 3,500 vjet më parë”, – tha Engin Beksac, kreu i Departamentit të Historisë së Artit, në Universitetin e Trakias.
“Disku diellor në altar, është përdorur për të vëzhguar lëvizjet e hënës dhe diellit” – shpjegoi ai, duke theksuar se trakët janë marrë me astronomi.
Beksac, deklaroi se disku diellor zbuluar rishtas, jep të dhëna të rëndësishme për kuptimin astronomik të periudhës, si dëshmi e faktit se dikur, tempujt janë përdorur edhe për vëzhgime astronomike.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Dan Brown shpjegon Teknikumin
“Origjina e species së re”
Arshi Pipa letër Camajt