MENU
klinika

Prof. Asc. Sokol Buba

Ileus në moshat fëminore

13.10.2018 - 20:12

Ileus (nga greqishtja) do të thotë “pengim i zorrëve”, është një prishje e aftësisë normale, shtytëse, të traktit gastrointestinal.

Shenjat klinike

Shenjat dhe simptomat e obstruksionit të zorrës mund të jenë te padukshme ose jospecifike.

Të vjellat biliare ose prania e mbetjeve gastrike biliare në stomak na orientojnë për një malrotacion i zorrës. Një nga mësimet klasike që duhet patur parasysh është se në rastin e të vjellave biliare (me ngjyrë të ndritshme të verdhë apo të gjelbër) dhe në këtë rast duhet të bëhet një vlerësim urgjent i gjendjes së fëmijës duke e shtruar në spital.

Foshnjat me obstruksion proksimal (bllokim) të zorrës mund kenë një abdomen (bark) të distenduar (fryrë) ose normal, zhurmat e zorrës mund të jenë normale, të mungojnë ose të jenë të shtuara.

Foshnjat me obstruksion ose ileus neonatal në përgjithësi paraqesin distendim abdominal (fryrje barku) dhe një vonesë në daljen e mekoniumit të parë (Mekoniumi Mekoni normalisht mbahet në zorrën e foshnjës deri pas lindjes. Substancë e errët e gjelbër që formohet te foshnjat e sapolindura).

Duodenal atresia

E vjella është karakteristika krysore e atrezise duodenale. Kjo e vjellë mund të jetë biliare ose jo, në varësi të lokalizimit të obstruksionit në lidhje me ampulën e vaterit.

Në rreth 85% të rasteve lokalizimi i obstruksionit ndodhet më poshtë se lokalizimi i ampulës se Vaterit dhe te këta pacientë të vjellat janë biliare. Pacientët me këtë anomali duhet që të vlerësohen edhe në drejtim të trizomisë 21(forma më e zakonshme e sindromës së Down-it, e shkaktuar nga një kopje ekstra e numrit kromozomik 21).

Malrotacioni intestinal

Shenja e parë prezantuese edhe në këtë rast është e vjella me përmbajtje biliare. Menjëherë pas të vjellit barku bëhet i butë. Barku fryhet dhe të jetë i fortë dhe mund të kemi praninë e gjakut në feçe.

Atrezia jejunoileal

Foshnjat mund të paraqesin distendim abdominal, të vjella dhe konstipacion.

Obstruksioni distal.

Nëse obstruksioni ndodh në ileum ose në kolon atëhere foshnja do paraqitet me distendim abdominal dhe konstipacion (kapsllëk) sesa të vjella.

Ileusi mekonial

Ileusi mekonial paraqitet me distendim abdominal dhe mungesë të eleminimit të mekoniumit në ditën e parë të jetës. Kjo është një situate që haset si te foshnjat e lindura parakohe dhe te fëmijët e lindur në kohë.

Sëmundja Hirschsprung

Një nga shenjat më të shpeshta është mungesa e eleminimit të mekoniumit brenda 24 orëshit të parë të jetës ose foshnja paraqet konstipacion edhe në dalje nga spitali e në vazhdim. Kjo duhet të na orientojë drejt sëmundjes së mësipërme.

Anusi i paperforuar

Ekzaminimi rutinë i perineumit te foshnjat na orienton drejt kësaj patologjie.

• Diskomfort abdominal i moderuar
• Konstipacion (kapsllëk)
• Distendim abdominal
• Nauze dhe të vjella pas çdo vakti ushqyerje
• Të vjella biliare
• Mungesë e lëvizjes së zorrëve

Një nga shkaqet kryesore që shkakton ileus të sipërm neonator është dhe obstruksioni i zorrëve.
Obstruksioni neonatal ose pengimi i zorrëve në moshën neonatal është një nga urgjencat kirurgjikale më të zakonshme në periudhën neonatale.

Kjo mund të ndodhë për shkak të një shumëllojshmërie shkaqesh, por rezultati është i shkëlqyer nëse diagnostikohet në kohë dhe ndërhyrja kryhet në kohën e duhur.

Diagnoza dyshohet që në jetën e foshnjës në mitër për shkak të pranisë së polihidramnionit(prania e lëngut të tepërt amniotik në mitër), më pas, në ditët e para pas lindjes do të kemi praninë e të vjellave biliare, mungesa e eleminimit të mekoniumit në ditën e parë të jetës dhe distendimi abdominal.

Por situata klinike mund të paraqitet e ndryshme dhe varion nga një gjendje e lehtë deri në distendim të shprehur abdominal, probleme me frymëmarrjen dhe deri në kolaps kardiovaskular.

Në shkaqet më të shpeshta të bllokimit të zorrëve në të porsalindurit
do të përmendim:
• Artezinë e ileumit
• Ileusin mekonial
• Sindromi i trashjes së mekoniumit
• Sëmundja Hirchsprung

Obstruksioni neonatal(porsalindur) ndahet në dy grupe: i sipërm dhe i poshtëm, por në të dyja rastet ajo që është e përbashkët është fakti që nuk kemi eleminim të mekoniumit.

Në rastin e artezisë intestinale ne mund ta gjejmë atë të izoluar ose multiple. Mos furnizimi me gjak i arteries mezenterike superiore është një nga shkaqet kryesore të atrezise intestinale.

Ileusi mekonial është një nga manifestimet kryesore të fibrozës kistike. Kështu në rreth 10-20% të pacientëve me ileus mekonial si shenjë të parë parqesin ileusin mekonial.

Në fakt kjo është përshkruar për herë të parë nga Landsteiner në 1905.

Plug mekonium sindromë vjen si rezultat i faktorëve të tillë si preeclampsia maternal (ndikon në rrjedhën e gjakut në placentë),diabeti mellitus i nënës, administrimi i sulfatit të magneziumit te nënat, prematuriteti, sepsisi (infektim i përgjithshëm) dhe hipotiroidizmi.

Në fakt nëse foshnja paraqet plug mekonium sindrome kjo na orienton drejt Hirschsprung sindrome, por jo ndaj fibrozës kistike. Obstruksioni neonatal i sipërm në jetën intrauterine na bën të dyshojmë nëse gjejmë atë që quhet “shenja double bubble”

Kujdesi para dhe pas operacionit janë shumë të rëndësishme për foshnjën dhe suksesin e operacionit.

Në të gjitha rastet që përmendëm më lart sigurisht që ndërhyrja kirurgjikale është zgjidhja e duhur për të ulur sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë foshnjore.