“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Kam probleme me tretjen. Ç’të bëj?
Mjeku: Shpesh njerëzi i injorojnë problemet që vijnë nga barku, dhe marrin këshillën e farmacistit ose në rastin akoma më të rëndë, bëhen doktorë të vetes duke u kënaqur
me një tabletë, pluhur apo gotë që ndihmojnë tretjen aty për aty, qetësojnë djegiet, teshtitjet, aciditetin dhe spazmat. Siç përshkruam në mënyrë të përmbledhur më lart, barku, në fakt, mund të na japë sinjale për disa probleme shëndetësore.
E para, kur problemet me barkun janë të vazhdueshme, duhet të synojmë të bëjmë një diagnostikim sa më të saktë të gjendjes patologjike.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.