MENU
klinika

Si mund të përfundojnë luftimet?

Lufta në Nagorno-Karabak/ Pse është i rëndësishëm ky rajon?

29.09.2020 - 11:26

Luftime të ashpra kanë nisur sërish ndërmjet Azerbajxhanit dhe enklavës së këtij shteti me etni armene, Nagorno Karabak, duke shënuar kështu shpërthim të rrezikshëm të konfliktit që po zgjat që më shumë se tri dekada.

Ku ndodhet dhe cila është rëndësia e Nagorno Karabakut?

Është vend malor, tokë kryesisht me pyje që ndodhet brenda territorit të ish-republikës sovjetike të Azerbajxhanit dhe ndërkombëtarisht është i njohur si pjesë e këtij shteti, shkruan agjencia Reuters.

Harta e rajonit të Nagorno Karabakut.
Harta e rajonit të Nagorno Karabakut.

Por, armenët etnikë që përbëjnë shumicën dërmuese të popullsisë prej 150,000 banorësh, e kundërshtojnë sundimin e Azerbajxhanit. Më ndihmën e Armenisë, ata qeverisin vetë qysh kur trupat ushtarake azere u dëbuan nga ky territor në luftën e viteve të 90-ta. Një armëpushim ishte arritur në vitin 1994, por të paktën 200 njerëz u vranë në shpërthimin e dhunës në vitin 2016. Rajoni i Nagorno Karabakut mbijeton pothuajse plotësisht nga mbështetja buxhetore nga Armenia dhe donacionet nga diaspora armene.

Pse kanë nisur luftimet tani?

Tensionet ndërmjet dy palëve janë rritur vazhdimisht gjatë verës duke rezultuar me luftime direkte të dielën, më 27 shtator. Koha e fillimit të këtyre luftimeve është e rëndësishme sepse fuqitë e jashtme që kanë ndërmjetësuar në të kaluarën, veçanërisht Rusia, Franca dhe Shtetet e Bashkuara janë të shpërqendruara nga pandemia e COVID-19, zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA dhe një listë e gjatë e krizave tjera botërore, nga Libani e deri në Bjellorusi.

 Luftime të intensitetit më të ulët në korrik nxitën vetëm përgjigje të heshtur ndërkombëtare. Turqia, e cila zhvilloi ushtrime masive ushtarake në Azerbajxhan në korrik dhe gusht, ka qenë edhe më e zëshme në mbështetje, krahasuar me krizat e mëparshme. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha të hënën se Ankaraja do të qëndrojë përkrahë Azerbajxhanit “me të gjitha mjetet dhe me zemër”. Ai nuk tha direkt nëse Ankaraja po e furnizon ushtrinë azere me ekspertë, drona dhe aeroplanë ushtarakë, ashtu siç po dyshon Armenia, e gjë te cilën e mohon Azerbajxhani.

Cilat janë rreziqet?

Luftërat e mëhershme dhe shpërthimet sporadike të dhunës, kanë vrarë të paktën 30,000 njerëz që nga viti 1988. Dhjetëra të tjerë janë vrarë dhe qindra janë plagosur në shpërthimin e ri të konfliktit.

Olesya Vartanyan, analist i Grupit të Krizave tha se e hëna ka shënuar rritje të vendosjes së armatimit të rëndë, duke përfshirë raketat dhe artilerinë, gjë që paraqet rrezik më të madh për viktima civile, dhe që e bën më të vështirë që të dyja palët të tërhiqen nga përshkallëzimi në luftë të plotë.

BE: Për rajonin Nagorno-Karabakh duhet zgjidhje politike

Kjo do të mund të ndikonte në përfshirjen e fuqive të tjera si Turqisë dhe Rusisë, gjë që do të destabilizonte rajonin e Kaukazit Jugor, një korridor i rëndësishëm për tubacionet që bartin gaz dhe derivate të naftës.

In this image taken from a footage released by Armenian Defense Ministry on Sunday, Sept. 27, 2020, Armenian army destroys Azerbaijani tanks at the contact line of the self-proclaimed Republic of Nagorno-Karabakh, Azerbaijan. Fighting between Armenia and Azerbaijan has broken out around the separatist region of Nagorno-Karabakh and the Armenian Defense Ministry says two Azerbaijani helicopters have been shot down. Ministry spokeswoman Shushan Stepanyan also said Armenian forces hit three Azerbaijani tanks. (Armenian Defense Ministry via AP)

Çfarë do të mund të ndalonte luftimet?

Shumë shtete, duke përfshirë Rusinë dhe Kinën kanë bërë thirrje për ndërprerje të armiqësive, por deri më tash, këto thirrje nuk kanë pasur ndikim të dukshëm. Mund të thuhet se potencialisht, Rusia e mban çelësin: Ka marrëveshje të mbrojtjes me Armeninë dhe një bazë ushtarake atje, por njëkohësisht ka raporte të mira me Azerbajxhanin dhe nuk ka interes në zgjerimin e konfliktit.

Azerbajxhani dhe Armenia vazhdojnë luftimet, bota apelon për armëpushim

Nëse diplomacia ruse arrin të dalë e suksesshme, Moska do të përfitonte mjaft për përfundimin e luftimeve, në kohën kur është nën kritika të ashpra në frontet e tjera, duke përfshirë mbështetjen për presidentin bjellorus Alyaksandr Lukashenka pas zgjedhjeve të kontestuara. Moska po ashtu po kritikohet edhe për helmimin e politikanit opozitar rus, Alexei Navalny në Siberi, muajin e kaluar, për të cilin Gjermania thotë se u helmua me një agjent nervor.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka biseduar në telefon të dielën me kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinian, por nuk është e qartë nëse ai ka tentuar që të flasë me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sërish ka interesa ekonomike në mes...

Konflikti Armeni-Azerbajxhan/ A rrezikohet Evropa?

Ç'pritet nga përshkallëzimi i tensioneve?

Konflikti Armeni-Azerbajxhan/ Po nëse ndërhyn Putin e Erdogan?


Rusia aktivizon “Oreshkin”

Paralajmërimi ogurzi që vjen nga Ukraina!

Shefi i NATO-së takohet me Trump në Florida!

Çfarë diskutuan Mark Rutte dhe presidenti i zgjedhur i Amerikës

Analiza e DW: Si do të veprojë qeveria

A mund të arrestohet Benjamin Netanyahu në Gjermani?

Netanyahu “barazohet” me Putinin

E ardhmja e Izraelit varet “në fije të perit”

Çfarë dimë për raketën ruse ‘Oreshnik’!

Putin: Asnjë komb tjetër nuk ka armë si tonat

Dy sekretarë të tjerë mund të kenë fatin e Gaetz

Bie “ushtari” i parë i Trump, Prokurori i Përgjithshëm jep dorëheqjen