Operacioni Forca e Ligjit u çon formularët e vetëdeklarimit 4 të dënuarëve në Elbasan, të cilët duhet të përgjigjen me shkrim për burimet e pasurisë brenda 48 orëve.
OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
–Bashkim Bubeqi, banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
–Durim Koçi, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
–Emanuele Budini banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Vjedhja”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.