Kompanitë po rritin interesin për investime të prodhimit të energjisë nga era, teksa së fundmi një tjetër shoqëri ka depozituar aplikimin pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Kërkesa është bërë nga “Natural Energy System”, ndërsa parashikon ndërtimin e një impianti eolik me kapacitet të instaluar 3MW, në zonën Semanit, në Fier.
Sipas scan, aktualisht në vendin tonë nuk ka asnjë impiant të prodhimit të energjisë nga era, ndërkohë që nevoja për diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë është e madhe, për shkak të varësisë nga kushtet hidrike.
Në fakt, Enti Rregullator i Energjisë ka licencuar disa kompani për kryerjen e kësaj veprimtarie, por ndërtimi në terren nuk ka nisur ende. ERE ndërmori edhe një process monitorimin në terren për këtë çështje, por situate e krijuara nga COVID-19 e shtyu për një moment të dytë, çka bën që ende të mos kemi një situatë të qartë se çfarë po ndodh me vonesat në ndërtimin e këtyre impianteve.