MENU
klinika

Vizita e Pompeos e bëri edhe më të qartë këtë

Pas disa dekadave armiqësi, SHBA del hapur në mbrojtje të Greqisë!

30.09.2020 - 08:30

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tregoi edhe një herë me vizitën e tij në ishullin Mesdhetar të Kretës të Martën  se si Shtetet e Bashkuara e shohin gjithnjë e më shumë Greqinë si një bastion të bashkëpunimit ekonomik dhe ushtarak në rajon.

Pasi kaloi natën në shtëpinë e familjes së Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, Pompeo vizitoi një bazë ajrore greke që strehon një grup mbështetës të marinës amerikane.

Pompeo e përshëndeti Greqinë si një “shtyllë për stabilitetin dhe prosperitetin” dhe tha se vendi ishte bërë një nga partnerët më të fortë ushtarakë amerikanë në të gjithë Evropën. Ai njoftoi se një bazë e re detare ekspedituese, USS Hershel “Woody” Williams, do të qëndronte në Kretë.

Vizita e Pompeo vjen në mes të tensioneve në rritje midis Greqisë dhe Turqisë, të cilat janë në një mosmarrëveshje lidhur me të drejtat për të gjetur dhe shfrytëzuar burimet e energjisë në Mesdheun lindor. Turqia dërgoi një anije kërkimore, të shoqëruar nga anije luftarake, në një zonë ku Greqia pretendon të drejta ekskluzive. Pastaj Greqia dërgoi anijet e saj ushtarake në zonë.

Pompeo voices support for talks between Greece, Turkey | PBS NewsHour

Pompeo ka thënë se ai është ” i shqetësuar” për veprimet e Turqisë. Zyrtarët amerikanë kanë shpresuar se tensionet po zbuten pasi Greqia dhe Turqia, të dy vendet anëtare të NATO-s, ranë dakord të fillojnë bisedimet për këtë çështje.

Duke qëndruar pranë Pompeos, Mitsotakis fajësoi “agresivitetin e Turqisë me veprime provokuese jashtë sferës së ligjit ndërkombëtar, retorikën e panevojshme ekstreme për tensionet.

Mitsotakis, një analist financiar i arsimuar nga Harvardi dhe Stanfordi, lavdëroi një vizion të avionëve amerikanë dhe grekë që patrullonin së bashku si “garantues të stabilitetit”. Dhe ai tha se Greqia është e gatshme për investime të mëtejshme në SHBA.

Fjalët e ngrohta nga Mitsotakis dhe Pompeo reflektonin një kthesë të jashtëzakonshme në marrëdhëniet SHBA-Greke, pas dekadave të armiqësisë anti-amerikane.

Ndjenja fillimisht buroi nga mbështetja e SHBA për një juntë ushtarake që drejtoi Greqinë nga 1967 në 1974 dhe më vonë u ushqye nga zemërimi i popullit për fushatën e bombardimeve të NATO-s në Kosovë të udhëhequr nga SHBA.

Kur Presidenti Bill Klinton vizitoi Greqinë në 1999, udhëtimi u ndërpre në gjysmë  pasi qeveria greke tha se nuk mund të kishte siguri për dy ditë të plota.

Pompeo Pledges US Support to Ease Greece-Turkey Dispute

Por tani Greqia po përballet me probleme ekonomike mes tensioneve në rritje me Turqinë rreth rezervave të gazit në Mesdheun lindor dhe përplasjeve midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e diskutueshëm Nago-Karabak.

Ekonomia e Greqisë u tkurr me 25 përqind dhe më shumë se 500,000 e popullsisë prej 10 milion njerëz, shumë të rinj dhe të arsimuar mirë, janë larguar nga vendi për punë më të mira. Tani, qeveria synon t’i joshë ata përsëri në shtëpi.

Pompeo ka nisur një udhëtim pesë-ditor që gjithashtu do ta çojë atë në Itali, Vatikan dhe Kroaci. Ai ka rifilluar të udhëtojë shpesh përsëri pas një pauze të zgjatur të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Veshja e tij ka një aksesor të ri jashtë shtetit. Deri më tani ai nuk është parë në publik në Greqi pa veshur një maskë me yje dhe vija, përveçse një periudhe të shkurtër kur e hoqi atë për të biseduar me gazetarët në bazën ajrore në Kretë. Ai gjithashtu ka shmangur shtrëngimet e duarve.

Në atë që zyrtarët e Departamentit të Shtetit thanë se ishte rastësi, Pompeo hipi në një fregatë Greke, HS Salamis, e quajtur me emrin e një fshati ku anijet Athinase mundën flotën Persiane në një betejë në 480 B.C., 2500 vjet më parë. Persia është emri historik i asaj që është sot Republika Islamike e Iranit, një shënjestër e shpeshtë e disa prej kritikave më të ashpatë Pompeos.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tensionet me Turqinë/ Greqia shpresat te BE

‘Le Monde’: Erdogan s’do heqë dorë nga qëllimet e tij!

Tensione Greqi-Turqi/ Deklarata e Erdogan

“Do të kryejmë stërvitje ushtarake në Mesdheun lindor”