MENU
klinika

Analiza e CNN

Në debatin Trump-Biden, fituesja ishte Kina!

30.09.2020 - 08:57

Në një debat të shëmtuar presidencial presidencial, një nga pak gjërat për të cilën ranë dakord Donald Trump dhe Joe Biden ishte Kina.

Të dy kritikuan tjetrin për të qenë shumë i butë ndaj Pekinit.

Por Pekini nuk duhet të ishte më një temë fare në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara dhe, debati si një i tërë me siguri do ia ketë ngritur shpirtrat peshë njerëzve në kryeqytetin kinez.

Për dekada të tëra, Pekini ka kritikuar demokracinë e stilit amerikan, duke e përdorur si justifikim për autoritarizmin kinez. Të martën, Trump ndihmoi për të forcuar këtë pikëpamje, dhe nga ana tjetër, uli edhe më shumë besimin global në demokracinë e stilit të SHBA.

Analysis: Hits and misses from the first presidential debate - CNNPolitics

Gjatë debatit, Trump sulmoi votimin përmes postës dhe u kërkoi mbështetësve të tij “të  votonin dhe të tregoheshin shumë të kujdesshëm” për atë që ai nënkuptonte se mund të ishte një përpjekje për të vjedhur zgjedhjet. “Ky do të jetë një mashtrim siç nuk e keni parë kurrë”, tha Trump. “Kjo është një gjë e tmerrshme për vendin tonë. Kjo nuk do të përfundojë mirë.”

Trump ka bërë pretendime të ngjashme në fushatë, por ishte ende disi e habitshme të shihja një President të SHBA-së në thelb kundër vetë sistemit zgjedhor.

Për dekada të tëra, SHBA ka avancuar në mënyrë aktive modelin e saj të demokracisë në të gjithë botën, qoftë përmes fuqisë së butë, iniciativave të bashkërenduara nga civilët ose forcës  ushtarake. Një pjesë e justifikimit për hegjemoninë e dukshme të SHBA-së bazohet në idenë e demokracisë amerikane, se SHBA-të janë një superfuqi ndryshe nga perandoritë britanike ose sovjetike sepse janë përfaqësuese dhe zgjedhjet e tyre janë të lira dhe të ndershme.

Kjo tregon ndryshimin midis vlerave të supozuara të Uashingtonit dhe udhëheqjes amerikane në realitet.

Megjithatë, Trump ka qenë një dhuratë për kritikë të tillë të demokracisë. Jo vetëm që ai mori detyrën, për shkak të sistemit të vjetruar elektoral të Amerikës, por ai gjithashtu ka tërhequr disi SHBA nga çështjet botërore, duke i dhënë disa mundësi, liderëve të ndryshëm të fortë në të gjithë botën, përfshirë Xi dhe Presidentin rus Vladimir Putin.

Në vitin 2016, pas një debati midis Trump dhe kandidatit të atëhershëm Demokrat Hillary Clinton, People Daily, shkroi “pa marrë parasysh se kush fiton, zgjedhjet presidenciale të SHBA zbulojnë demokracinë e” sëmurë”.

Ishte e vështirë të shihje debatin e së martës dhe të shihje se asgë nuk ka përparuar në katër vjet.

US Presidential Debate 2020 Event Highlights: First Biden-Trump face-off concludes, veers from 'How you doing?' to 'Will you shut up?' - World News , Firstpost

Por përtej kaosit dhe pamundësisë së dukshme të moderatorit Chris Wallace për të mbajtur siuatën nën kontroll, dezinformimi dhe komplotet e Trump në lidhje me mashtrimin e mundshëm të postës gjithashtu vunë në dyshim vlefshmërinë e vetë sistemit.

Biden shpesh e quan Trump një gënjeshtar dhe me këtë i nxit njerëzit ta votojnë.

Sipas anketuesit republikan Frank Luntz, i cili ishte duke mbikëqyrur një fokus grup virtual të martën, “ky debat në të vërtetë ka bindur disa votues të pavendosur të mos votojnë fare”.

Nëse amerikanët ndihen të demoralizuar pas kaosit të martën në mbrëmje, sa e lehtë do të jetë për kritikët e SHBA- në Kinë, Rusi dhe gjetkë, të përdorin debatin për të dhënë pikëpamjet e tyre, qoftë për problemet me Uashingtonin, apo vetë sistemin e demokracisë?

Duke reaguar ndaj debatit, Hu Xijin, redaktor i tabloidit nacionalist të mbështetur nga shteti, Global Times, shkroi se “një kaos i tillë në krye të politikës amerikane reflekton ndarjen, ankthin e shoqërisë amerikane dhe humbjen e përshpejtuar të avantazheve të sistemit politik amerikan. “

Përkthyer dhe përshtatur nga CNN/ konica.al