MENU
klinika

Këngëtarja shqiptare ironizon kolegët

“Po të ishin shqiptarë do kishin më shumë sukses!”

30.09.2020 - 10:51

Suksesi i fundit i JLo dhe këngëtarit latin Maluma me këngën “Pa ti” ka tërhequr vëmendjen e Aurela Gaçes, e cila ka përfituar nga rasti për të hedhur dhe një thumb ndaj këngëtarëve shqiptarë.

Në një postim në Instagram, këngëtarja shqiptare shprehet me ironi se Jennifer Lopez dhe Maluma nuk kanë aq fansa sa këngëtarët në vendin tonë që arrijnë miliona shikime brenda një dite.

Ajo thekson se kënga “Pa ti” ka mbledhur 3 milionë e 500 mijë shikime në 3 ditë, ndërkohë që në YouTube kanë 13, 4 milionë subscribers.

“Duhet te ishin shqiptarë që të kishin më shumë sukses në këto lloj punësh”, shkruan këngëtarja me ironi ndërsa shton se po të ishin në Shqipëri, JLo me Maluma-n do të kishin thyer rekorde dhe media do të shkruante për “thyerje rekordesh”.

  • Statusi i plotë i Aurela Gaçes:

“3 ditë, 3 milionë e 500 mijë shikime. Ndërkohë, Subscribers në Youtube. 13.4 milionë. Ose këta s’kanë fansat (qe dmth o kane këta o s’di tjetër) ose s’dinë te blejnë, ose ose, duhet te ishin shqiptare që të kishin më shumë sukses në këto lloj punësh. Ah, nejse thuaj. Po të ishin këtu, do të kishin thyer rekorde edhe më shumë se kaq. Do të shkruante edhe media për thyerje rekordesh. Po nejse thuaj. Hajt natën”, shkruan Aurela.