MENU
klinika

The Guardian

Fillimi i punës nga Haga mund të ketë efekte të thella në …

30.09.2020 - 11:23

Gazeta prestigjioze britanike, “The Guardian”, ka shkruar për seancat e para gjyqësore të Dhomave të Specializuara

Një gjykatë speciale në Hagë ka filluar seancat dëgjimore për krimet e luftës, siç thotë The Guardian, “të kryera nga luftëtarët separatistë të Kosovës”, më shumë se dy dekada më herët, pasi lufta për pavarësi nga Serbia ka përfunduar dhe pas nëntë vjetëve një prokuror u caktua për të hulumtuar raportet e mizorive.

Gjatë javës së kaluar Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë urdhëruar arrestimin e tre ish-anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ishin arrestuar nga policia e EULEX-it dhe janë transferuar në Holandë. Dy nga ta janë paraqitur para gjykatësit, në një dhomë gjykate të ndërtuar veçanërisht e pajisur me ekrane transparente si një masë parandaluese kundër koronavirusit, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Fillimi i seancave të stërvonuara të Gjykatës Speciale mund të ketë efekte të thella në Kosovë dhe në marrëdhëniet e tensionuara me Serbinë. Në qershor, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte akuzuar nga prokurori special për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit. Akuzat ende nuk janë konfirmuar nga një gjykatës. Thaçi është intervistuar për akuzat në korrik dhe ka shprehur pafajësinë e tij.