“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Pse përdoret Ampicilina?
Mjeku: Ampicilina është një ilaç antibiotik që i përket familjes së penicilinës, është një antibiotik beta-laktam. Bëhet fjalë për penicilinën e parë gjysmësintetike.
Për herë të parë u sintetizua mes viteve 1959 dhe 1961 në laboratorët e GSK. Që nga viti 1961 është përdorur në trajtimin e një sërë infeksionesh me origjinë bakteriale.
Ajo u krijua pasi bakteret kishin nisur të bëheshin rezistent ndaj penicilinës. Për këtë lindi nevoja për një ilaç që të mbulonte një spektër më të gjerë. Bashkë me amoksicilinën, është një nga aminopenicilinat kryesore që gjendet nëpër farmaci. Ajo përdoret në trajtimin e infeksioneve të shkatuara nga bakteret Gram+ dhe Gram- dhe mikroorganizma anaerobe.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.