MENU
klinika

Pas largimit të Gjon Bardhit

Gent Gazheli emërohet Drejtor i Përgjithshëm i doganave

30.09.2020 - 13:20

Gent Gazheli është emëruar drejtor i ri i Përgjithshëm i Doganave.

Burimet bëjnë të ditur se Ish-ambasadori i Shqipërisë në Turqi zëvendëson në këtë post Gjon Bardhin, i cili u emëruar në tetor të 2019.

Ndërkohë Gazheli dhe dorëheqjen si ambasador në nëntor të vitit 2019.

Emri i tij u lakua në media para se të largohej nga detyra e ambasadorit në Turqi. Ai u kritikua ashpër pasi u mbylli telefonin gazetarëve italianë të “Le lene”, të cilët e telefonin nga Siria dhe i kërkonin t’i ndihmonte me dokumentacionin për të nxjerrë Alvin Berishën nga kampi Al Hol.

Pasi u lirua nga detyra e ambasadorit, Gazheli u emërua si drejtor i kompanisë Albpetrol, post të cilin e mbante prej 2 majit të këtij viti.