MENU
klinika

"Nuk kam asnjë version tjetër"

Flet për herë të parë Navalny: Pas helmimit tim qëndron Putini!

01.10.2020 - 09:25

Kreu i opozitës ruse, i njohur edhe si kundërshtari kryesor i presidentit Vladimir Putin, Alexei Navalny, flet për herë të parë publikisht lidhur me helmimin e tij.

Në një intervistë për prestigjiozen gjermane “Der Spiegel”, pas kurimit të tij në një prej spitaleve të Berlinit, Navalny thekson se pas helmimit të tij më 20 gusht qëndron presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Mes të tjerash, ai shprehet se nuk frikësohet për këtë që i ndodhi, duke shtuar se do të bënte çdo gjë për të mbrojtur liritë.

“Unë deklaroj se pas helmimit tim qëndron Putin dhe nuk kam asnjë version tjetër të asaj që më ka ndodhur”, shprehet Navalny për “Der Spiegel”.

Alexei Navalny nuk u ndje mirë gjatë një fluturimi për në Moskë dhe u dërgua për trajtim mjekësor në spitalin Charite të Berlinit për 32 ditë, ku pas studimeve dhe analizave të shumta në gjakun e tij u gjetën gjurmë të një agjenti nervor sovjetik Novichok.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pse e ka të vështirë të vendosë?

Dilema më e madhe e Merkelit, lidhet me Putinin!


Demokratët bëjnë analizën e humbjes në zgjedhje!

Arsyet pse Kamala Harris nuk fitoi garën presidenciale

Shpenzime marramendëse dhe dështim zgjedhor

Si u shpenzuan 1.6 miliardë dollarë në fushatën e Harris

Nga “Marco i vogël” në Sekretar Shteti në SHBA

Çfarë e pret Berlinin e Brukselin nën një mandat të Rubios?