MENU
klinika

Telefon “i kuq” mes Athinës e Ankarasë. Zbatimi nis nga sot

NATO njofton mekanizmin për uljen e tensioneve për detin

01.10.2020 - 17:58

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg njoftoi se Greqia dhe Turqia, anëtare të NATO-s, kanë rënë dakord të krijojnë një mekanizëm të drejtpërdrejtë për të shmangur rreziqet e aksidenteve dhe incidenteve në det dhe në ajër me qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Stoltenberg tha se marrëveshja është krijuar për të zvogëluar rrezikun e incidenteve dhe aksidenteve në Mesdheun Lindor.

“Mekanizmi do të zbatohet nga sot, e enjte, 1 Tetor dhe qëllimi i tij është të zvogëlojë rrezikun e aksidenteve në Mesdheun Lindor. Siç u përmend, një linjë telefonike e drejtpërdrejtë po vendoset midis ushtarakëve të të dy vendeve, me synimin për të lehtësuar de-përshkallëzimin në det dhe ajër.

Unë mirëpres krijimin e një mekanizmi ushtarak të de-përshkallëzimit, të arritur përmes angazhimit konstruktiv të Greqisë dhe Turqisë, dy aleatë të rëndësishëm në NATO.

Ky mekanizëm i sigurisë mund të kontribuojë në krijimin e hapësirës për përpjekje diplomatike për të adresuar mosmarrëveshjen dhe ne jemi të gatshëm ta zhvillojmë atë më tej. Unë do të qëndroj në kontakt të ngushtë me të dy aleatët” tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg. Dy vendet janë në konflikt për çështjen e detit, ndërsa pak javë më parë situata ishte mjaft e tensionuar, në prag të luftës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk ka më tolerime"

Greqia ultimatum Turqisë


Demokratët bëjnë analizën e humbjes në zgjedhje!

Arsyet pse Kamala Harris nuk fitoi garën presidenciale

Shpenzime marramendëse dhe dështim zgjedhor

Si u shpenzuan 1.6 miliardë dollarë në fushatën e Harris

Nga “Marco i vogël” në Sekretar Shteti në SHBA

Çfarë e pret Berlinin e Brukselin nën një mandat të Rubios?