Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim thotë se ka qenë ajo që i ka dorëzuar letrën e Presidentit Trump, kryeministrit Edi Rama.
Teksa komenton letrën, diplomatja amerikane në një postim në rrjetet sociale thotë se e ka falënderuar për udhëheqjen e Shqipërisë në Ballkan dhe në Evropë.
Kim në postimin e saj e vë theksin tek refuzimi i praktikave të Kinës, që SHBA i quan abuzive.
Po ashtu, ambasadorja vlerëson mbështetjen që Shqipëria i ka dhënë normalizimit të marrëdhënieve ekonomike mes Serbisë dhe Kosovës.
Në fund, ambasadorja e mbyll postimin duke thënë: “Shqipëria dhe Amerika krah për krah”
“Pata nderin t’i dorëzoja kryeministrit Edi Rama një letër të Presidentit të SHBA, Donald Trump, që e falënderonte për udhëheqjen në Ballkan dhe Evropë, refuzimin e praktikave abuzive të Kinës dhe mbështetjen e normalizimit ekonomik mes Serbisë dhe Kosovës, si dhe marrëveshjen e Abrahamit. Krah për krah”, shkruan ambasadorja.
Në letren e Trump, thuhet se SHBA ka përshëndetur qëndrimin e Shqipërisë në raport me rrjetin e telekomunikacionit 5G.
Trump gjithashtu ka nënvizuar mbështjen e Kryeministrit shqiptar në normalizimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës dhe në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar në Uashington ai e fton Ramën që të zhvendosë Ambasadën shqiptare në Jeruzalem.
LEXO EDHE: