MENU
klinika

Projekti i përbashkët Shqipëri- Kosovë

Së shpejti, rikualifikim urban tërësor i Prizrenit!

02.10.2020 - 10:48

Kryeministri Edi Rama përpara fillimit të takimit të përbashkët të dy qeverive ka zhvilluar një bisedë miqësore me Avdullah Hotin.

Ata kanë rënë dakord për një projekt të ardhshëm të përbashkët, që është investimi për një projekt rikualifikimi urban tërësor të qytetit historik të Shqiptarisë, Prizrenit, raporton ‘BalkanWeb‘.

Sipas Ramës kjo është në kuadër të 150-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, që si datë është ende larg, por projekti është menduar sipas tij që sot.

”Është kënaqësi e posaçme që pavarësisht këtij momenti kaq të vështirë, që po kalojmë ne dhe bota, kufizimi i kontakteve dhe kushtet për takime të afërta, janë shumë të kufizuara. Arrijmë të organizojmë këtë takim të 6-të ndërqeveritar, Shqipëri-Kosovë. Këtu në Tiranë, në 100-vjetorin e kryeqytetit.

Përpara se sa të vinim këtu, kemi pasur një bisedë miqësore me kryeministrin, dhe kemi rënë dakord të investohemi bashkë për të çuar përpara një projekt të përbashkët duke filluar sa më parë nga puna për, 150-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, i cili është ende larg në kohë, por jo aq larg sa për mos menduar që sot për një projekt rikualifikimi urban tërësor të qytetit historik të shqiptarisë.”- tha Rama.