MENU
klinika

"Lufta do të vazhdojë"

Erdogan mesazh të fortë për konfliktin me Greqinë

02.10.2020 - 15:57

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u zotua se lufta për territorin azerbajxhanas të Malësisë së Karabakut do të vazhdojë derisa ky rajon të çlirohet nga pushtimi armen, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërsa tensionet rriten pas rinisjes së konfliktit midis Bakus dhe Jerevanit, Erdoğan përsëriti mbështetjen e plotë të Turqisë për Azerbajxhanin gjatë një fjalimi në përurimin e një spitali të qytetit në provincën qendrore turke Konya.

“Lufta do të vazhdojë derisa Karabaku të çlirohet nga pushtimi”, deklaroi presidenti turk. Shpërthimi i krizave në rajonet e afërta me Turqinë, duke filluar nga Siria deri në Mesdhe dhe Kaukaz, tregon për përpjekjet për të mbajtur Turqinë nën rrethim, shtoi Erdoğan. Përleshjet e fundit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë filluan kur forcat armane të dielën në mëngjes kryen sulme të reja mbi pozita dhe vendbanime azerbajxhanase, ndërsa forcat azerbajxhanase iu kundërpërgjigjen sulmeve.

Nga viti 1991, ushtria armene ilegalisht pushtoi Malësinë e Karakabut, që është territor i njohur ndërkombëtarish i Azerbajxhanit. Katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së si dhe shumë organizata ndërkombëtare kërkojnë tërheqjen e forcave pushtuese armene nga Malësia e Karabakut dhe nga shtatë rajone tjera të okupuara azerbajxhanase.

Ndërkaq, në lidhje me tensionet në Mesdheun Lindor, Erdoğan tha se ata që nuk e zmbrapsën Turqinë me kërcënime boshe dhe shantazhime të kota, tani u detyruan të dëgjojnë thirrjet e Ankarasë për dialog.