Mblidhet Komisioni i Posaçëm për zgjedhjen e 12 anëtarëve të KQZ-së së re.
Komisioni po e zhvillon takimin me dyer të mbyllura, teksa Panorama mëson se Partia Socialiste propozoi për kryekomisioner Bledar Skënderin, Ilirjan Celibashin dhe Ilir Rusmalin.
Por përfaqësuesi i posaçëm i opozitës, Oerd Bylykbashi e skualifikoi Ilir Rusmalin, i cili ka qenë më herët ministër i Partisë Demokratike.
Partia Demokratike përmes Oerd Bylykbashit propozoi për zv.komisioner Lealba Pelingun, Agron Haxhimalin dhe Hysen Osmanajn.
Për Këshillin Rregullator propozohen nga PS (Dritan Çaka, Odeta Berberi, Ilirjana Nano), kurse PD propozon Helga Vukaj dhe LSI propozon Muharrem Cakajn.
Për KAS propozohen nga PS (Ervin Lako, Koli Bele, Ilir Rusmajli), ndersa Ledio Braho dhe Elvis Cefa nga PD.