MENU
klinika

Ai përdori termin ofendues “shiptarima”

Ministri serb fyen shqiptarët: Ata nuk bashkohen as në vendin e tyre

02.10.2020 - 19:43

Ministria serbe e Mbrojtjes ka bërë një deklaratë fyese për shqiptarët, duke iu drejtuar me termin ofendues “shiptarima”.

Kjo shprehje u tha nga ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin.
Vulin e nisi fjalimin e tij duke folur për “Shqipërinë e Madhe”, ku sipas tij, formimi i këtij “plani” është një katastrofë e madhe që kërcënon paqen në Ballkan.

Ndër të tjera Vulin lëshoi akuza dhe për kryeministrin Edi Ramës dhe Bashkimit Evropian, ku sipas tij, këta të fundit po heshtin teksa “Shqipëria e Madhe” po formohet. Vulin tha se vetëm serbët e bashkuar mund të ndalin “Shqipërinë e Madhe”.

“Duke deklaruar se porti i Durrësit do të jetë Kosova, Edi Rama vazhdoi punën e tij për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”. Si çdo here edhe tash Bashkimi Evropian do të heshtë dhe nuk do të bëjë asgjë.

Ata nuk mund të bashkohen as në vendin e tyre”, kështu përsëritet e përsëritet gënjeshtra se “Shqipëria e Madhe” është një Shqipëri e natyrshme dhe se serbët e bashkuar në një shtet të vetëm, janë një kërcënim për paqen”, tha ministri Vulin, duke komentuar provokimet e reja të Edi Ramës.

Shqipëria e Madhe” është një katastrofë të madhe, thyerje dhe shkatërrimi të shteteve dhe kombeve në Ballkan. Vetëm serbët e bashkuar mund të ndalojnë “Shqipërinë e Madhe”, dhe sa më shpejt të bashkohemi institucionalisht, aq më shpejt do të fillojë koha e paqes në Ballkan. Ajo që u jepni ‘shiptarimave’, nuk do t’i ndalojë serbët”, tha Vulin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Investimi për ushtrinë serbe

Vulin tregon planet për Ballkanin