Zhvilluesi i vaksinës Covid-19 në Rusi ia ka ofruar atë Shtëpisë së Bardhë pasi Donald Trump dhe zonja e parë Melania konfirmuan se ishin infektuar nga koronavirusi.
Duke folur për agjencinë e lajmeve të Moskës RIA Novosti, krijuesi i Sputnik V, Alexander Gintsburg këshilloi kolegët e Presidentit Trump të hynin në kontakt me Moskën për të marrë disa nga vaksinat.
“Unë mendoj se ne mund t’i ndihmojmë ata nëse kontaktojnë zyrtarisht autoritetet ruse,” tha ai.
Pas lajmit për diagnozën e Trump, Presidenti rus Vladimir Putin i dërgoi një telegram Shtëpisë së Bardhë duke shprehur “mbështetjen e tij të sinqertë”.
“Unë jam i sigurt se gjallëria juaj e natyrshme, humori i mirë dhe optimizmi do t’ju ndihmojnë të përballeni me virusin e rrezikshëm”.
“Sputnik V” do të jetë në dispozicion të gjerë që nga Janari 2021, shkruan agjencia ruse e lajmeve, por për Shtëpinë e Bardhë tani.