MENU
klinika

Bushi shpall listën

Edhe Kombëtarja U-21 me prurje të reja

04.10.2020 - 10:49

Edhe Kombëtarja U-21 ka zbardhur listën e lojtarëve të thirrur për këtë grumbullim. Pritej të kishte ndryshime dhe ashtu ka ndodhur, pasi disa lojtarë e kanë lënë përfaqësuesen U21 dhe i janë bashkuar listës së Rejas në kombëtaren e parë.

Mbetet aty treshja e Tiranës, Muçi-Çelhaka-Ismajlgeci, teksa këtë herë ka prezencë të shtuar të lojtarëve të Apolonisë, që përfaqësohen me Harizaj, Mehmeti e Mihana. Largimi i Vrionit në sulm ka hapur vend për AristidI Kolaj e Lirim Qamili.

Kombëtarja Shpresa do të luajë 3 ndeshje në muajin tetor, si fillim miqësore me 21-vjeçarët e Sllovenisë dhe më pas me Kosovën dhe Anglinë, në ndeshjet e grupit, për kualifikueset e Europianit.

TT GRUMBULLUARIT

Portierë: Gentian Selmani, Marko Alia, Romeo Harizaj.

Mbrojtës: Adolf Selmani, Jorgo Pëllumbui, Geraldo Bajrami, Marsel Ismajlgeci, Arnet Korca, Amer Duka, Angelo Ndrecka, Adrian Hajdari, Kristian Meta.

Mesfushorë: Dean Liço, Jurgen Çelhaka, Lorenco Vila, Arbnor Mucolli.

Sulmues: Lirim Qamili, Aristidi Kolaj, Indrit Tuci, Redon Mihana, Emiliano Bullari, Ernest Muci.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për 3 ndeshjet e Shqipërisë

Pesë afrime të reja në Kombëtare

Trajneri i Kombëtares sqaron gjithçka

Reja tregon pse mori të rinj: Projekt për 2024-n