MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse është e rëndësishme kroheksidina në kohën e pandemisë?

04.10.2020 - 12:17

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Pse është e rëndësishme kroheksidina në kohën e pandemisë?

Mjeku:  Në disa shtete klorheksidina përdoret tek pacientët që ndodhen në spitale dhe që nuk mund të kryejnë higjinenën orale si zakonisht. Kjo pasi ajo ndihmon në parandalimin e pneumologjisë bakteriale.

Disa artikuj shkencorë kanë evidentuar se ndihmojnë në uljen ndjeshëm të mikroorganizmave në zgavrën e gojës, duke parandaluar ndërlikim të pneumonisë bakteriale.

Higjiena e mirë e gojës ndryshon shumëçka për një pacient të shtruar në spital, e veçanërisht që marrin frymë me ndihmën e ventilimit mekanik. Pastrimi i zgavrës së gojës me klorheksidinë, si në formën e shpëlarjes dhe të xhelit, zvogëlon me 40% rrezikun që pacientët në sptial të zhvillojnë ndonjë pneumoni bakteriale, veçanërisht ata që luftojnë me koronavirusin. Nuk ka informacion nëse përdoret në spitalet në Shqipëri aktualisht për higjienën e gojës së pacientëve

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.