MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ta parandaloj dehidratimin?

05.10.2020 - 06:44

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Si ta parandaloj dehidratimin?

Mjeku: Ushqimet që konsumojmë na japin rreth 30% të lëngjeve të nevojshme për trupin tonë ndërsa 70% vjen nga pijet. Për të pasur një regjim ushqimor të ekuilibruar është e nevojshme të dini se cilat janë ushqimet solide që kanë një sasi më të madhe uji.

Perimet

Perimet kanë një sasi të mirë vitaminash dhe nutrientësh të rëndësishëm për shëndetin. Disa prej tyre kanë më shumë ujë se të tjerat. Sallata jeshile për shembull është ndër ushqimet më të përshtatshme në një regjim ushqimor kundër dehidratimit. 95% e saj përbëhet nga ujë, dhe me freskinë e saj është një përbërës perfekt për sallatat në verë.

Të tjera si brokoli, spinaqi dhe karota gjithashtu janë të pasura me to. Ideale do të ishte të gatuheshin në avull për të ruajtur përbërësit e tyre.

Frutat

Sharqiri, agrumet dhe frutat e tjera të stinës janë një burim i rëndësishëm lëngjesh. Përveç përfitimeve ushqyese, përfshirja e tyre në vaktet e ditës ndihmon dhe në rregullimin e tensionit të gjakut. Mund ti hani frutat si ëmbëlsirë, si mesvakt apo të përgatisni dhe lëng të shtrydhur e lëng natyral frutash.

Ushqime të tjera që përmbajnë ujë

Salsat dhe supërat janë ushqime që na japin edhe ujë. Në të njëjtën mënyrë mund ti konsumojmë si kremë, smoothie, frulator apo dhe akullore. Pra ka shumë varietete dhe ju nuk do të mërziteshit kurrë me to.

Makaronat dhe drithërat për të parandaluar dehidratimin
Orizi thith një sasi të konsiderueshme uji gjatë zierjes. Më shumë se 70% e makaronave të gatuara përbëhet nga lëngje. Këto ushqime kanë avantazhin se mund të konsumohen të ngrohta apo të ftohta.

KËSHILLA PËR TË PARANDALUAR DEHIDRATIMIN

Dhe kur nuk keni etje, nuk do të thotë se organizmi nuk ka nevojë për sasi të vogla lëngjesh. Për këtë arsye duhet të mbani gjithmonë një shishe ujë para syve për tu kujtuar që të pini rregullisht gjatë ditës.

Për ata që nuk janë mësuar ka pije të tjera që ju ndihmojnë, si çajrat dhe kështu do të pini më shumë. Sigurisht që nuk është e detyrueshme të pini vetëm ujë. Është provuar që pimë më shumë kur mund të zgjedhim çfarë pije duam.

Në përgjithësi ekspertët këshillojnë të pihet, në rastin e një personi të rritur, dy litra ujë në ditë për të shmangur dehidratimin.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.