MENU
klinika

Horoskopi, 8 tetor 2020

Dashi

Marrëdhënia me partnerin do të jetë e paqëndrueshme gjatë ditës së nesërme. Do të debatoni dhe nuk do të jeni në humor. Në lidhje me financat, duhet të ulni shpenzimet për të ruajtur stabilitetin.

Demi

Marrëdhënia në çift do të jetë e qëndrueshme. Të dy do të merrni vendime për të ardhmen. Sa i përket financave, mos u nxitoni me shpenzimet edhe sikur t’ju dalin gjëra të paplanifikuara.

Binjaket

Do të jetë një ditë pozitive dhe romantike për të dashuruarit, aq sa do t’ju duket vetja sikur jeni në ëndërr. Në aspektin financiar, shpenzoni aq sa ua mban xhepi.

Gaforrja

Do të vazhdoni edhe gjatë ditë së nesërme të keni mbështetjen e Afërditës. Nuk do të mungojnë shanset pozitive.

Luani

Do të flisni me partnerin dhe do të zgjidhni të gjitha problemet që keni mes jush. Do të jetë dita ideale për ta bërë këtë dhe do të toleroni. Sa i përket financave, duhet të bëni një riorganizim të buxhetit.

Virgjeresha

Ditë romantike për të dashuruarit. Do të kaloni çaste të mrekullueshme me partnerin/en. Në aspektin financiar tregohuni më të kujdesshëm, në të kundërt do të keni probleme.

Peshorja

Dita e nesërme do të karakterizohet nga xhelozia dhe mund t’ju shkaktojë probleme në marrëdhënien në çift. Në lidhje me financat, duhet të kurseni për të shmangur vështirësitë.

Akrepi

Në planin sentimental gjërat parashikohen të shkojnë shumë mirë. Mund të bëni edhe një udhëtim interesant.

Shigjetari

Do të jetë një ditë e zakonshme dhe monotone. Nuk do të dalë asgjë nga rutina ditore, merrini gjërat si t’iu vijnë. Në lidhje me financat, mund të hasni vështirësi për të kryer shpenzimet që ju duhen.

Bricjapi

Dita e nesërme do të jetë me shumë impenjime dhe shumë stres për ju. Më mirë të prisni dhe të mos nxitoheni përpara se të merrni vendime të nxituara.

Ujori

Ndoshta tani ka ardhur momenti për të dalë e për të shprehur hapur pikëpamjet tuaja lidhur me problemet e përbashkëta me dikë. Do të keni mbështetjen e planetëve dhe do të jeni më këmbëngulës.

Peshqit

Nuk do të jeni në humor gjatë ditës së nesërme dhe do t’ia nxirrni inatin partnerit/es. Kujdes, edhe durimi e ka një kufi. Ndërsa në planin financiar do të shpenzoni për çdo gjë që ju duhet dhe do të hiqni para mënjanë.