MENU
klinika

Sondazhet në SHBA

Trump 14 pikë pas Biden

05.10.2020 - 16:08

Skuadra elektorale e Donald Trump është në vështirësi ndërsa presidenti ndodhet në spital dhe një sondazh i ri kombëtar tregon kandidatin e tyre 14 pikë pas sfidantit, Joe Biden, në një kohë kur ka mbetur më pak se një muaj nga dita e zgjedhjeve.

Një sondazh i NBC Wall Street Journal, tregon një avantazh 53-39 për qindësh për të nominuarin demokrat cka edhe e bën emergjente që këshilltarët e Trump të përpiqen të gjejnë një strategji të re për javët e fundit të fushatës deri më 3 nëntor.

Zëvendëspresidenti Mike Pence, që ka rezultuar negativ për koronavirus, dhe pjesëtarë të familjes Trump, pas daljes nga karantina, do të marrin role drejtuese në tubimet virtuale apo ato fizike, deri sa vetë Trump të mund ti rikthehet fushatës.

“Është e rëndësishme që fushata jonë të vazhdojë”, tha këshilltari i lartë i fushatës së Trump, Steve Cortes. Lëvizja Make Amerika Great Againg është më e madhe se vetë presidenti Trump.

Të tjerët, zv presidenti, njerëzit e fushatës, miliona amerikanë të thjeshtë, duhet të ngrihen dhe të mbushin boshllëkun e krijuar nga mungesa e përkohshme e presidentit”, tha ai.

Sondazhi i NBC tregon se Biden e ka thelluar kryesimin e tij ndaj Trump pas debatit të parë presidencial në Cleveland.

Tani zv presidenti Pence është angazhuar në tubime ndërkohë që fushata e Biden, që nga shtrimi i Trump në spital ka qenë e një profili të ulët. Ai ka ndërprerë edhe mesazhet negative apo agresive ndërsa presidenti është në spital.