MENU
klinika

Thaçi i prerë

“Serbia nuk i ka ndryshuar politikat fashiste ndaj Kosovës”

05.10.2020 - 19:16

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pohoi se deklaratat e disa zyrtarëve serbë ndaj viktimave civile të luftës “e dëmtojnë dialogun” dhe “i minojnë përpjekjet e përbashkëta për pajtim”.

Në një postim në Twitter, Thaçi tha se deklaratat fyese të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Iviça Daçiç, dhe të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ndaj viktimave civile të luftës, të vrara nga regjimi i Millosheviçit, janë dëshmi se Serbia nuk i ka ndryshuar ende politikat e saj fashiste ndaj Kosovës.

Daçiç deklaroi se në Kosovë janë konsideruar si kërcënuese për serbët që i bëjnë të ditura lokacionet e shqiptarëve të varrosur në territorin e Serbisë.

“Mos u merrni me amerikanët, gjermanët, turqit dhe gjithë të tjerët. Çfarë të bëjmë me serbët, të cilët flasin budallallëqe të ndryshme, iu tregojnë shqiptarëve dhe kroatëve se ku janë të varrosur shqiptarët në gjithë Serbinë”, deklaroi Daçiç. Ndërkohë, Vulin, duke reaguar ndaj një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë, që Porti i Durrësit t’i takojë Kosovës, ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vazhdon me përpjekjet e tij për të krijuar një “Shqipëri të Madhe”.