MENU
klinika

Analiza e CNN

Pse infektimi i Trump e nervozoi Kinën?

06.10.2020 - 09:25

Në debatin e tij të parë presidencial kundër Joe Biden, Donald Trump bëri të qartë se kush e ka fajin për pandeminë e koronavirusit.

“Ëstë faji i Kinës, nuk duhet të kishte ndodhur kurrë”, tha Presidenti, përpara se t’i referohej virusit si “murtaja e Kinës”.

Për muaj me radhë, ai vazhdimisht ka përdorur dështimet e Pekinit për kontrollimin e pandemisë për të fajësuar Kinën për pasojat globale, veçanërisht efektet katastrofike që ka pasur virusi në Shtetet e Bashkuara, ku ka vrarë më shumë se 200,000 njerëz dhe ka infekuar 7.3 milion, duke përfshirë edhe vetë Presidentin.

Retorika e Trump ka zemëruar Pekinin, që po ashtu ka kritikuar SHBA-në për menaxhimin e virusit.

Shumë vende më afër Kinës dhe të ekspozuar ndaj virusit më herët e kanë trajtuar atë shumë më mirë sesa SHBA, dhe shumica e ekspertëve janë kritikë se si Trump i është përgjigjur pandemisë.

Kina aktualisht po feston “javën e artë”, një festë tetë-ditore për të shënuar si ditën kombëtare kineze në 1 tetor, dhe Festivalin e Mesit të Vjeshtës.

Qindra miliona kinezë pritet të udhëtojnë gjatë kësaj periudhe, dëshmi se si vendi e “ka marrë veten” nga virusi.

Fillimisht, në Weibo, platforma e Kinës e censuruar fort, e ngjashme me Twitter, lajmi mori miliona komente, me disa që bënin shaka duke thënë se ishte një “dhuratë për Ditën Kombëtare të Kinës”.

Në Twitter, Hu Xijin, redaktor i tabloidit të mbështetur nga shteti Global Times, shkroi se Presidenti dhe Zonja e Parë Melania Trump, e cila gjithashtu doli pozitive, “kanë paguar çmimin”.

Hu, i cili ka lidhje të ngushta me udhëheqjen kineze, shpejt e fshiu atë postim, megjithëse mbetet e paqartë nëse ky ishte një vendim personal apo një direktivë nga lart. Komentet e tij u raportuan gjerësisht në mediat në gjuhën angleze para fshirjes së tyre.

Në Weibo, përfshirë transmetuesin shtetëror CCTV dhe gazetën People Daily, tani kanë hequr mundësitë e komenteve në postimet në lidhje me Trump, një shenjë e nervozizmit.

Ministria e Punëve të Jashtme lëshoi ​​një deklaratë të shkurtër duke  i uruar “Z. dhe Znj. Trump një shërim të shpejtë”.

Pekini ka arsye për të qenë nervoz për infektimin e Trump.

Trump tani mund të marrë një qëndrim edhe më të ashpër ndaj Kinës, duke u mbështetur më tej në narrativën që ai ka vërtetuar tashmë se Pekini është fajtor në fund të fundit.

Disa në të djathtë të SHBA tashmë po përdorin diagnozën e Trump për të bërë pikërisht atë. Senatorja Republikane Kelly Loeffler shkroi të premten në Twitter se “Kina ia dha këtë virus Presidentit tonë”. Blair Brandt, një mbledhës fondesh i fushatës Trump, pretendoi se “Partia Komuniste Kineze ka sulmuar biologjikisht Presidentin tonë”.

Para infektimit së Trump, ambasadori i Kinës në SHBA, Cui Tiankai, shkroi në Twitter se një marrëdhënie e shëndoshë dhe e qëndrueshme “është në interes të të dy vendeve dhe e nevojshme”.

Pekini gjithmonë e ka vlerësuar stabilitetin mbi të gjitha. Sidoqoftë, diagnoza e Trump, pavarësisht nga rezultati, e kërcënon atë stabilitet.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNN/ Konica.al