MENU
klinika

"Përveç Gjykatës Kushtetuese"

KE: Shqipëria plotëson kushtet për konferencën e parë të anëtarësimit

06.10.2020 - 10:14

Shqipëria vlerësohet se ka shënuar progres të mirë në reformat kyçe.

Kështu thuhet në raportin e Komisionit Evropian, i cili do të bëhet publik më vonë gjatë ditës, siguruar nga EuronewsAlbania.

Gjykata Kushtetuese mbetet i vetmi kusht ende i paplotësuar për Konferencën e parë të anëtarësimit, sipas raportit.

Klima politike gjithashtu mbetet problem.

Raporti thekson se vendi ka shënuar progres në luftën kundër krimit e korrupsionit, por mbetet ende punë për të bërë për fenomenin gjerësisht të përhapur.

“Marrëveshja e 5 qershorit plotëson kushtin e reformës zgjedhore për Konferencën e Parë të anëtarësimit, por klima politike ka nevojë për përmirësim,” thuhet në të.