MENU
klinika

Regjimi ushqimor

Pse zinku është i rëndësishëm për organizmin tonë?

07.10.2020 - 06:40

Shpesh harrojmë të përfshijmë në regjimin tonë ushqimor disa minerale me shumë rënësi për organizmin tonë, siç është dhe zinku. Defiçiti i kripërave minerale mund të shkaktojë probleme të shëndetit nëse nuk ndërhyjmë në kohë. Megjithëse ka shumë oligoelemente të nevojshme për mirëqenien tonë, në këtë artikull do të përqendrohemi tek nevoja për shtimin e zinkut në regjimin tonë ushqimor.

ÇFARË ËSHTË ZINKU?

Zinku është një oligoelement, pra një substancë e nevojshme në sasi të vogla për një funksionim korrekt të trupit tonë. Gjendet në të gjitha qelizat tona dhe është thelbësore për rigjenerimin e indeve dhe për sintezën e ADN-së.

Gjithashtu është i nevojshëm dhe për shqisën e shijimit. Gjatë shtatzënisë, ushqyerjes me gji apo fëmijërisë, trupi ka nevojë për t’u rritur dhe zhvilluar në mënyrë optimale.

Funksione të tjera të zinkut janë:
Rritja e veprimit të insulinës, hormonit të prodhuar nga pankreasi dhe përgjegjës për rregullimin e glukozit në gjak;
Merr pjesë në sintezën e hormoneve si testosteroni;
Mbron shëndetin e lëkurës, flokëve dhe thonjve;
Forcon mbrojtjen imunitare, siç bëhet e ditur dhe nga një studim i publikuar në revistën Nutrients. Në rastin e ftohjes për shembull mund të merren suplemente me bazë zinkun.

Përveçse këtyre funksioneve thelbësore, shkencëtarja Janet King ka treguar se rritja e sasisë së zinkut në regjimin tonë ushqimor sjell më shumë përfitime se sa mendohet.

PROBLEMET E SHËNDETIT TË LIDHURA ME DEFIÇITIN E ZINKUT

Në bazë të të dhënave të disponueshme për ushqimin për çdo vend, në një raport të saj mbi shëndetin publik OBSH vlerësonte se mungesa e zinkut vihej re në një të tretën e popullsisë së botës.

Rëndësia e zinkut në shëndetin e njeriut është përshkruar për her ëtë parë në fillim të viteve ’60, me publikimin e studimeve që hidhnin hipotezën se kishte një lidhje mes mungesës së zikut dhe nanizmit tek adoleshentët. Sipas letërsisë shkencore aktuale, shfaqjet kryesore klinike nga mungesa e zinkut janë:

Gjatësi e vogël
Hipogonadizmi dhe infertiliteti te burrat
Sëmundje të lëkurës si dermatiti pustular
Alopecia
Shërim i ngadaltë
Dëmtim i funksioneve njohëse
Diarre
Mungesë të imunitetit qelizor që sjell zhvillimin e shpeshtë të infeksioneve.

Të gjitha këto simptoma shfaqen në mënyrë të ndryshme sipas pacientit dhe shkallës së mungesës së zinkut. Sipas statistikave botërore, një mungesë e zinkut është e lidhur me 16% të infeksioneve të traktit respirator dhe 10% të episodeve të diarresë.

USHQIMET QË PËRMBAJNË ZINKUN

Ushqimet e mëposhtme ndihmojnë në marrjen e dozës së përditshme të rekomanduar të zinkut dhe parandalojnë sëmundjet që përmendëm më sipër. Megjithatë është e rëndësishme të theksohet se nuk është e nevojshme të merrni suplemente nëse nuk jeni këshilluar me mjekun.

Ashtu si mungesa e tij dhe sasia e tepërt e zinkut mund të shkaktojë probleme në shëndeti mes të cilave hipotensioni, konvulsioni dhe dhimbjet e kyçeve.

Gocat e detit

Gocat dhe frutat e detit në përgjithësi kanë një sasi zinku: 182 mg për 100 gram produkt. Përmbajnë veç të tjerash dhe një sasi të rëndësishme të hekurit dhe ushqyesve të tjerë të nevojshëm, si yndyrnat si Omega 3 dhe vitamina.

Çokollatë e zezë për të rritur zinkun në regjimin ushqimor

Kakao nuk është e pasur vetëm me antioksidantë dhe magnez, por dhe zink. Çokollata e zezë, natyrisht ka një përmbajtje yndrynash dhe kalorish.Megjithatë 30 gram të saj përmbajnë 3 mg zink.

Mishi i kuq

Mes llojeve të mishit të kuq, ai i viçit ofron sasi më të madhe zinku, me 6.2 mg për kg. Pas saj vjen mishi i derrit.

PËRMIRËSONI REGJIMIN USHQIMOR

Një regjim ushqimor me varietete dhe i ekuilibruar, që ofron oligoelementë si zinku, është sinonim i shëndetit të mirë, parandalon mungesë ushqyesish dhe merr përfitime maksimale nga ushqimi