“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Çfarë është tendinopatia?
Mjeku: Tendinopatia është përkufizimi me të cilin mjeku tregon çdo dhimbje, vuajtje apo dëmtim të tendinave. Ndodhin si pasojë e traumave akute, mbingarkesë funksionale apo sëmundje sistemike, mes të cilave dhe diabeti.
Tendinopatia është një gjendje përgjegjëse për simptomatologjinë lokale, që përfshin shqetësime si dhimbje, ënjtje, ngurtësim dhe nxehtësi.
Duhet të dimë që tendina është indi lidhës fibroz, me një fleksibilitet të caktuar dhe me sasi të madhe kolagjeni, që bashkon muskul skeletik me një kockë. Ato hyjnë tek përbërësit e aparatit muskolo-skeletor, si kockat, kërcet, gjymtyrët, ligamentet dhe muskujt.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.