06.10.2020 - 16:06
Gjatë ditës së sotme Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka bërë thirrje sërish për të gjithë prokurorët që kanë kaluar procesin e vettingut që të aplikojnë për dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.
Pas këtij njoftimi nga KLP, ka reaguar edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.
“Këshilli i Lartë i Prokurorisë bëri një përgjigje të mençur dhe të drejtë ndaj shqetësimeve legjitime në lidhje me sigurinë e karrierës për prokurorët duke marrë parasysh 2 vendet e hapura në Gjykatën Kushtetuese. Shpresojmë që kjo përgjigje të inkurajojë prokurorët e verifikuar për t’iu përgjigjur thirrjes së detyrës. Shqipëria ka nevojë për ju”-shkruan Kim.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kush është fajtori për bllokimin e saj dhe kur mund të jetë funksionale?