Greqia ka reaguar pasi dy anije turke janë vendosur afër Qipros, në Varosia, duke rikthyer tensionet mes dy vendeve. Greqia dënon këtë veprim të Turqisë, duke e konsideruar një “shkelje të qartë” të Rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Ditën e nesërme, Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias do të zhvillojë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ku do të diskutohet rreth konfliktit në Mesdhe.
“Greqia dënon me forcë vendimin e Turqisë për të zgjatur lejen e hyrjes në frontin bregdetar Varosia.
Ky vendim është një shkelje e qartë e Rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Greqia do të forcojë të gjitha përpjekjet përkatëse të Republikës së Qipros. Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, do të presë në një mëngjes pune nesër, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Panagiotopoulos, do të marrë pjesë gjithashtu.
Takimi do të përqëndrohet në situatën në Mesdheun Lindor, procesin e meditimit për të ardhmen e Aleancës, si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët”, reagon qeveria greke.