Në ditën e 10 të grevës, 3 naftëtarë në Ballsh përfshirë edhe kreun e Sindikatës, Sokol Dautaj, janë bërë për spital, por ata refuzojnë që të shtrohen.
Por, pak më vonë një prej naftëtarëve nuk ka rezistuar dot më gjatë dhe është dërguar në urgjencë, pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.
mjekja që i ka vizituar u ka rekomanduar që të shtrohen në spital, por kjo gjë nuk është pranuar prej naftëtarëve, të cilët ngulin këmbë duke thënë se nuk tërhiqen pa u plotësuar kërkesat e tyre për pagat, pasi janë në kushte ekstreme ekonomike.
Kryetari i Sindikatës, Sokol Dautaj, ka deklaruar se nuk tërhiqen deri në vdekje, pasi sipas tij askush nuk mund të tallet me ta.
“Është dita e 10 e grevës dhe vetë e shikoj që jam në gjendje të pamundur. Do të vazhdoj deri në fund. Nuk ka kthim pas nga kjo që kemi nis. Grevë urie do të thotë të dalësh mbi shëndetin tënd. Duhet të reagojnë.
Dje bëmë një thirrje të qartë për të gjithë aktorët dhe faktorët politikë, jo vetëm kryetarit të opozitës por edhe presidentit të Republikës. Kryeministri e ka në dorë mekanizmën tonë, Luli ka vetëm fjalën. Ai ka zgjidhjen. Le të reagojë sepse vetë po thotë se ka kontaktuar palën Azere. Nëse janë Azerët ne jemi të informuar se janë palë e fuqishme.
Pranojmë më mirë të vdesim dhe pa një përgjigje nuk pranojmë të dalim që këtu. Ne i kemi vënë qëllim vetes, ose na jepet një zgjidhje dhe të shkojmë pranë familjeve tona ose të na jepet zgjidhja të shkojmë në punë. Duam garanci nga shteti.
Kushdo te na qajë hallet, dyert i ka të hapura. Dikush duhet të mbajë përgjegjesi, jo t’ia kalojë privatit pasi ky privati detyrimet në shtet i paguan. Gjendja perkeqesohet nuk mund të flasim. Deri në vdekje ska me tallje me ne. Trupi po dorëzohet”, tha Dautaj.
Mjekja e cila i ka vizituar u ka thënë që të marrin mjekim në spital ose të dalin nga greva. Gjedjen e tyre shëndetësore ajo do ta paraqesë edhe në relacionin që do të bëjë për situatën e grevistëve të sëmurë.
“Sokoli duhet të marrëm mjekim për tensionin edhe pirrua, për mua ju të tre ose merrni mjekim në urgjencë ose dilni nga greva nuk jeni në gjendje. unë këto shënime do të bëj.
Fiziologjiku nuk u nxjerr nga gjendja. Ju keni nevojë për elektrolizë, glukozë nuk mund t’u bëjmë pa bërë analizat e tjera. Në urgjencë është mjekimi më i specializuar.
Sot është dita e 10 e grevës, vetëm qëndrimi në këtë ambient shtuar stresi, pa llogaritur kequshqyerjen nuk ke çfarë thua për gjendjen shëndetësore. 3 nga grevistët ose duhet tëdalin nga greva ose duhet të shkojnë në urgjencë. Vetë ambienti për të likide dhe serume nuk është i përshtatshëm. Tani do ta bëj realizonin dhe tua paraqes organeve më të larta.
Të gjithë e dimë se është i rrezikshëm qëndrimi i tyre këtu. Nëse ata nuk pranojnë une si mjeke do bëj relazionin për tuua paraqitur organeve dhe u takon atyre që të ndërhyjnë”, tha mjekja.