MENU
klinika

"Erdha në kohën e duhur"

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP flet për herë të parë pas infektimit nga COVID: Jam ende në spital!

08.10.2020 - 12:54

Shefja e Epidemiologjisë n֝ë ISHP, Silva Bino e cila po kurohet ende në Spitalin Infektiv, pasi u prek nga koronavirusi, ka folur për herë të pas shtrimit të saj.

Bino gjatë një bashkëbisedimi online me gazetarët, ku foli për rëndësinë e vaksinimit nga gripi, ka rrëfyer dhe detaje për gjendjen e saj shëndetësore pas prekjes nga koronavirusi.

Shefja e Epidemiologjisë ka theksuar se ajo është ende e shtruar në spital dhe se po kurohet për COVID-19, por gjendja e saj është e përmirësuar.

Unë jam akoma në Spital, po kurohem, jam në gjendje më të mirë! Por sot jam për të folur për vaksinimin ndaj gripit”, tha Bino. Ajo ka folur dhe për diferencat mes COVID-19 dhe gripit stinor, teksa ka thënë se të dyja nuk duhen nënvlerësuar.

“ERDHA NË KOHË”

Silva Bino shtoi se përsa i përket infektimit të saj me COVID, ajo ka mbërritur në momentin e duhur në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm! Por, Bino ka apeluar ndaj qytetarëve të mos e neglizhojnë dhe gripin stinor.

“Covidi nuk është grip, por COVID është edhe më serioz merr forma të rënda! Unë erdha në kohën e duhur në spital! Mund të them që edhe gripi është i rrezikshëm dhe për të duhet të vish në kohën e duhur për kurim. Gripi është sëmundje serioze, por që parandalohet nëpërmjet vaksinës. E rëndësishme është që vaksina nuk dëmton dhe nuk shkakton grip”, u shpreh Bino.

VAKSINIMI

Sipas saj popullata duhet të vaksinohet për gripin stinor për të shmangur atë që ajo e quan “co-infeksionet”.

Silva Bino u shpreh se prekja nga gripi dhe nga COVID-i në të njëjtën kohë mund të jetë i rrezikshëm për qytetarët, veçanërisht për shtresat që janë të prekur nga sëmundjet kronike apo që kanë imunitetin e dobët.

“Është i rëndësishëm për ato grupmoshat që mund të bëjnë infeksione më të rënda ta kryejnë vaksinimin ndaj gripit. COVID s’ka ende vaksinë, por gripi po!  Vaksinimi ndaj gripit kryhet në çdo kohë. Këtë vit synimi ynë është që procesi i vaksinimit të popullatës të përfundojë deri në fund të nëntorit”, tha Bino.

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP tha se plani për këtë vit është që të vaksinohen mjekët dhe stafi mjekësor, po ashtu edhe mësuesit dhe edukatorët, në mënyrë që të mos ketë të prekur nga gripi stinor dhe të shmangen flukset në spitale.

VAKSINIMI I TË PREKURVE NGA COVID

Doktoresha Silvana Bino ka edhe për mundësinë e vaksinimit të personave që janë të infektuar nga COVID-19.  Sipas saj, personat që janë prekur nga koronavirusi mund të vaksinohen për mos t’u prekur edhe nga gripi, por kjo duhet të ndodhë 14 ditë pasi ata të jenë shëruar.
Kur je me COVID s’mund të vaksinohesh! Por 14 ditë pasi ta kesh kaluar koronavirusin, mund të kryhet vaksinimi”- u shpreh Silva Bino./ panorama