MENU
klinika

Veseli i ankohet Komisionerit Varhelyi

“BE-ja ka lënë pas dore Kosovën”

08.10.2020 - 19:19

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pas takimit me Komisionerin Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka thënë se mysafirit nga Brukseli i ka shprehur mirënjohje ndaj BE-së për ndihmën politike, financiare por edhe teknike dhënë Kosovës.

Ndërsa i është ankuar për faktin që BE-ja është vonuar në shumë aspekte me rajonin tonë në përgjithësi dhe ka lënë pas dore në mënyrë të veçantë Kosovën.“Zvarritja e liberalizimit në kushtet kur Kosova ka vite që ka përmbushur kriteret, ka bërë që shumë qytetarë të Kosovës të ndihen të trajtuar në mënyrë selektive nga BE”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Ky është postimi i plotë i tij:Sot pata një takim me Komisionerin Evropian për Zgjerim, Z Oliver Varhelyi, të cilit i shpreha mirënjohjen tonë ndaj BE-së për ndihmën politike, financiare dhe teknike të vazhdueshme që i jep Kosovës. I theksova mysafirit se rrugëtimi drejt Bashkimit Evropian për të qenë pjesë e barabartë e familjes evropiane është opsioni ynë i vetëm. Ky objektiv është premisa kryesore e konsolidimit të demokracisë në Kosovë, zhvillimit të saj ekonomik, por edhe përmbylljes së procesit të shtetndërtimit.

Mirëpo nga ana tjetër shprehja keqardhjen për faktin që BE-ja është vonuar në shumë aspekte me rajonin tonë në përgjithësi dhe ka lënë pas dore në mënyrë të veçantë Kosovën. Zvarritja e liberalizimit në kushtet kur Kosova ka vite që ka përmbushur kriteret, ka bërë që shumë qytetarë të Kosovës të ndihen të trajtuar në mënyrë selektive nga BE.

Me këtë rast PDK-ja fton qeverinë, që të ndjekë një kurs të qartë e dinamik politik për sa i përket integrimit evropian. Po ashtu duhet të tregohet më e përkushtuar për të përmbushur zotimet e marra në kuadër të agjendës evropiane si dhe duhet të zbatojë rekomandimet e raportit të vendit që sapo ka dalë.

"Vlerësoj idetë e Presidentes së Kosovës..."

Lajçak takon Osmanin në New York, detaje nga biseda

Investon miliarda euro për fitoren e mikut të tij

Zgjedhjet në SHBA, Vuçiç nis “fushatën” për Trump

BE “kërcënon” Kosovën dhe Serbinë

Si dialogu do të mbajë peng fondet e Planit të Rritjes

“Diskriminim në kufi të racizmit”

Analiza e REL: Si është të jesh shqiptar në Serbi?