09.10.2020 - 09:08
Ambasada amerikane në një status në rrjetin social “Facebook” , bën me dije se janë angazhuar që të shohin procesin e “Vettingut” në Shqipëri, për tu siguruar që procesi të vazhdojë me profesionalizëm.
“Shtetet e Bashkuara janë angazhuar që të shohin procesin e Vetingut në Shqipëri të vazhdojë me profesionalizëm dhe përkushtim.
Me dy vendet tona në bordin e ONM-së – një për Departamentin e Shtetit & një për Departamentin e Drejtësisë – për monitorimin e procesit të vetingut dhe nëpërmjet vëzhguesit tonë ndërkombëtar, ne sigurohemi që organet e vetingut të respektojnë ligjin”, thuhet në njoftimin e ambasadës.