MENU
klinika

Presidenti sfidon Kryeministrin në përballje televizive

Rama i përgjigjet Metës: Po sëkëlldis jo vetëm të gjallët, por edhe të rënët…

09.10.2020 - 10:31

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur, Kreut të Shtetit, Ilir Meta i cili sot iu drejtua me një letër Asamblesë së PS.

Në një postim në tëitter, kryeministri shqiptar pyet Presidentin se “çfarë borxhi të ka Shqipëria, që të dëgjojë shkallimet e tua”.

“Ilir çfarë borxhi të ka Shqipëria që të bëri kryeministër, kryeparlamentar, president dhe duhet të durojë shkallimet e tua të përditshme, që sekëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët për liri të këtij vendi, të cilëve u je qepur me dekoratat e me fjalimet e tua qesharake!“, shkruan Rama.

Çfarë deklaroi Presidenti Ilir Meta?

Presidenti Ilir Meta i është drejtuar me një letër Asamblesë së PS e cila mblidhet sot. Në mesazhin e tij kreu i shtetit thotë se kryeministri Edi Rama e ka marrë peng Partinë Socialiste.

“Ju e dini shumë më mirë se unë, se si ky njeri i papërgjegjshëm, përjashtoi nga kjo parti profesorët dhe intelektualët më të spikatur të vendit, për t’i zëvendësuar ata me trafikantë dhe kriminelë, të cilët ju skuqin sot nga turpi”.
Presidenti Meta thotë se është i gatshëm të japë dorëheqjen nëse kryeministri tregon publikisht fakte për ‘takimin me një personazh të botës së krimit’.

“Ky njeri pa Atdhe, pa nder, pa vlera më akuzon sot se kam takuar skutave subjekte të OFL-së.

I kërkoj publikisht të bëjë publik emrin, skutën dhe orën kur e kam takuar këtë personazh të botës së krimit dhe unë do të jap menjëherë dorëheqjen”, thekson kreu i Shtetit.
Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur flakë për flakë kryeministrit Edi Rama, duke e ftuar në përballje televizive, ose në të kundërt i sugjeron të largohet nga posti që mban.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta, thotë se transparenca është e vetmja rrugë.

“Sapo i kam konfirmuar z.Blendi Fevziu gatishmërinë time për të dalë në “Opinion” me Kryeministrin në detyrë, i cili mund të marrë edhe përforcime me vete.

Transparenca e vetmja rrugë!

Dil në përballje ose largohu!”, shkruan kreu i shtetit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Unë jap menjëherë dorëheqjen nëse..."

Meta mesazh Asamblesë së PS: Rama ka marrë peng Partinë!