09.10.2020 - 10:54
Të gjitha vendet janë duke shtrënguar përsëri masat për parandalimin e Covid-19. Së fundmi, Ministria e Shëndetësisë në Itali ka firmosur urdhërin më të ri, atë të bërjes së tamponit të detyrueshëm për personat që udhëtojnë drejt Italisë.
Qytetarët nga Hollanda,Britania e Madhe, Republika Ceke, Belgjika, Franca e Spanja duhet të kryejnë tamponin në pikat kufitare si në aeroporte, porte dhe në kufirin tokësore brenda afatit kohor 48 orë nga hyrja në Itali.
Ose personi që udhëton nga këto vende drejt Italisë duhet të ketë kryer paraprakisht tamponin e të ketë marrë rezultat negativ jo më shumë se 72 orë para nisjes.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Koronavirusi mbyll kufijtë e shteteve...