MENU
klinika

Studimi i fundit nga Japonia

Krahasuar me gripin, Sars-Cov-2 transmetohet më lehtë përmes kontaktit

09.10.2020 - 13:03

Sipas një studimi të ri të sapo botuar nga studiuesit japonezë, Covid mund të qëndrojë në lëkurën e njeriut shumë më gjatë sesa viruset e gripit.

Sars-CoV-2 ka jetë deri në 11 orë kur përzihet me stërkalat e lëshuara nga kollitja dhe teshtima. Ai inaktivohet me alkool dezinfektues.

Sipas studimit, SARS-CoV2 mbetet aktiv për 9 orë kurse virusi i gripit A për rreth 2 orë. Po sipas studimit të dy viruset u inaktivuan shpejt falë pastruesit të duarve (prandaj ka rëndësi larja e shpeshtë e duarve me ujë dhe sapun ose, kur nuk është e mundur, me dezinfektant).

“Ky studim tregon që, krahasuar me gripin, Sars-Cov-2 mund të transmetohet më lehtë përmes kontaktit sepse mbetet më i qëndrueshëm në lëkurën e njeriut », -shkruajnë autorët e hulumtimit të sapo botuar në revistën “Sëmundjet klinike infektive”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN