Hije skandali po shoqërojnë zbatimin e protokollit për personat që ndërrojnë jetë nga koronavirusi në vendin tonë.
Familjet e dy pacientëve që kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19, kanë tërhequr trupat e të afërmve të tyre në Tiranë pranë Mjekësisë Ligjore dhe i kanë dërguar ato ne banesat e tyre nga ku kanë kryer ritet mortore.
Sipas protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë, trupat e personave që vdesin si pasojë e infeksionit të rrezikshëm të COVID-19, duhet të dërgohen direkt ne varreza.
Por ndryshe ka ndodhur me dy familjet në qytetin e Peqinit. Mësohet se familjet pasi kanë marrë trupat në Tiranë i kanë dërguar pranë banesave të tyre nga ku dhe kanë zhvilluar ceremonitë mortore.
Në dy ceremonitë mortore të zhvilluara ditët e fundit në Peqin, kanë marrë pjesë rreth 500 qytetarë të cilët i kanë dhënë lamtumiren e fundit një 82-vjeçari dhe një 74-vjeçari që humbën betejën me virusin e rrezikshëm në spitalet Covid në Tiranë.