MENU
klinika

Lufta ndaj Covid-19

BE planifikon të blejë 500 mijë doza të ilaçit remdesivir

09.10.2020 - 15:08

hkruar një marrëveshje me kompaninë farmaceutike “Gilead” për të blerë 500,000 doza trajtimi të remdesivirit, një ilaç antiviral që është treguar të jetë efektiv në trajtimin e simptomave të Covid-19.

Komisioni Evropian, i cili ka mbikëqyrur blerjet e përbashkëta të vaksinave për bllokun evropian, tha se kishte 37 nënshkrues të marrëveshjes, duke përfshirë të gjitha vendet e BE-së, gjashtë vende kandidate ose që synojnë të bëhen anëtarë të BE-së nga Ballkani, Britania dhe vendet e tjera të Zonës Ekonomike Evropiane, përfshirë Islandën, Lihtenshtajnin dhe Norvegjinë.

Asnjë ilaç trajtimi nuk ka qenë në gjendje të parandalojë sëmundjen serioze pas infeksionit me koronavirus, por ilaçi antiviral, i njohur gjithashtu me emrin e tij komercial “Veklury”, ka ndihmuar disa pacientë të infektuar me Covid-19 të shërohen më shpejt. Remdesivir është një nga ilaçet që po përdoren për të trajtuar Presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump, i cili doli pozitiv pas testit që bëri për koronavirusin javën e kaluar.

Remdesivir u miratua si një ilaç për trajtimin e pacientëve me Covid-19 nga Komisioni Evropian në korrik. Ka njoftime për mungesa të ilaçit mes vendeve anëtare të BE-së sepse shumë vende në rajon kanë parë një rritje të rasteve me Covid-19 në javët e fundit.

Kompania e ilaçeve tha se marrëveshja do të lejonte vendet të blinin ilaçin për përdorim të menjëhershëm dhe nevojat e rezervimit.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Stefan De Keersmaecker tha të enjten gjatë një konference shtypi se një vaksinë kundër koronavirusit që po testohet nga prodhuesit e ilaçeve “Johnson& Johnson” është në fazën e tretë të provave klinike.

Zëdhënësi Keersmaecker tha se Komisioni Evropian ka kontraktuar kompaninë farmaceutike për të lejuar anëtarët e BE-së të blejnë doza të mjaftueshme vaksine, nëse ajo do të ishte e efektshme, për të trajtuar 200 milionë njerëz, me opsionin e blerjes së 200 milionë dozave shtesë./